1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

KFOR angazhohet të sigurojë zhvillimin normal të zgjedhjeve

Ajete Beqiraj30 Shtator 2007

„KFOR-i është i angazhuar që të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë"- deklaroi të shtunën, në Prizren, komandanti KFOR-it, gjenerali Xavier Bout de Marnac

https://p.dw.com/p/BlO4
Ushtarë gjermanë të KFOR-it
Ushtarë gjermanë të KFOR-itFotografi: AP

Përkah incidenteve në kohën e fundit, komandanti i forcave paqeruajtëse të NATO-s, në Kosovë gjenerali francez Xavier Bout de Marnac, dje në Prizren situatën në Kosovë e vleresoi si të qetë dhe stabile. Eksplodimi i fundit në Prishtinë, ku përkrah dëmeve materjale pati të vrarë dhe të plagosur nga gjenerali de Marnac e vlerësua "si akt kriminal, i cili më së paku i duhet Kosovës, në kohën kur procesi për statusin po vazhdon dhe vendi është në focus të bashkësisë ndërkombëtare."

"Dhe mesazhi im për njerëzit e ndërgjegjshëm është, që të dëshmojnë para botës, se duan paqe dhe stabilitet dhe të kenë parasysh opinionin publik të bashkësisë ndërkombtare"-tha gjenrali de Marnac.

Ndërsa, sa iu përket deklaratave të së ashtuquajturës „Garda e Car Llazarit", se në rast të shpalljes së pavarësisë së Kosovës do të fillojnë siç thonë, „aktivitetin e tyre në Kosove", gjenerali de Marnac tha se misioni i KFOR-it është të ruaje paqen dhe stabiltietin, në Kosovë. „Dhe të gjithë ata që provojnë ta rrënojnë këtë, do të përballen me pjesëtarët e KFOR-it, të policisë së UNMIK-ut dhe të SHPK-së, me të cilët bashkëpunojmë ngushtë. Policia është në gjëndje ta ruajë qetësinë dhe ne do ta mbështesim në këtë angazhim të saj."