1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Keqardhje e thellë në Maqedoni mbi vdekjen e Ibrahim Rugovës

Fatos Musliu21 Janar 2006
https://p.dw.com/p/ArjM

Shprehje ngushëllimi dhe keqardhje të thellë janë reagimet e para të zyrtarëve të lartë shtetërorë të Maqedonisë , pas marrjes së lajmit për vdekjen e presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Nga kabineti i presidentit të Maqedonisë, Branko Crvenkovski theksohet se me vdekjen e Rugovës nuk humb vetëm një udhëheqës i një vendi fqinj, por humbet një njeri i rëndësishëm që ka kontribuar për stabilitetin dhe paqën në rajon. Në letrën e presidentit Cërvenkovski dërguar Nexhat Dacit mes të tjerash thuhet se në këto momente kuq për Kosovën dhe rajonin, vdekja e Ibrahim Rugovës nuk do të nxisë destabilizim në Kosovë dhe se bashkëpunimi me bashkësinë ndërkombëtare do të vazhdojë si më parë.

Qeveria e Maqedonisë në reagimin e pare thekson se nga skena politike largohet njeriu që me politikën e tijë angazhohej për një rajon stabil si pjesë e evropës demokratike.

”Republika e Maqedonisë dhe kryetari i Qeverisë Vllado Buckovski, shprehin ngushllimet më të thella per popullin e Kosovës për humbjen e presidentit të tyre Ibrahim Rugova. Qeveria e Maqedonisë shpreson se procesi i filluar për definimin e statusit të Kosovës nuk do të dalë nga korniza për të cilën angazhohej presidenti Rugova. Kosova me siguri se edhe në të ardhmen do të vazhdojë të kontribojë për një paqë të qëndrueshme për tërë rajonin" - ka deklaruar Agim Jonuz zëdhënës i Qeverisë së Maqedonisë.

Në reagimet e para të subjekteve politike shqiptare në Maqedoni shprehet keqardhje për humbjen e një personaliteti shumë të rëndësishëm siq ishte Ibrahim Rugova. Nënkryetari i BDI-së Rafis Haliti tha se sot nuk ka humbur vetem Kosova por edhe i tërë rajoni.

"Ibrahim Rugova ishte një lider i madh që ka lënë gjurmë në demokratizimin e tërë rajonit.”

Ishte një lajm i hidhur për ne sepse Rugova ka qenë një personalitet i madhë jo vetëm për Kosovën por edhe për tërë rajonin. Ne vlerësojme se është një humbje e madhe. Presidenti Rugova ka lënë gjurmë të madhe ne jetën publike. Elita Kosovare do të dijë të mbajë unitetin dhe të vazhdojë rrugën e Rugovës drejt pavarsisë” - ka deklaruar Rafiz Haliti nga BDI-ja.

Partia Demokratike Shqiptare, vdekjen e preisdentit Rugova e vlereson si një humbje të madhe përë tërë shoqerinë shqiptare.

”Pasi që një kohë kam qenë cimer me Rugovën dhe kemi bashkëpunuar në revistëm Bota e Re, personalisht vdekja më ka tronditur. Më ka tronditur se pse nuk e patë fatin që këtë proces grandioz të pavarsisë të mos e përjetojë edhe ai “ - ka theksuar Xhevdet Nasufi nga PFSH-ja.

Në telegramin e ngushllimit të PPD-së thuhet se karizma e Dr. Rugovës do të mbetet pjesë e historisë më të re të popullit shqiptar me të cilën përgjithmonë do të identifikohet njohja ndërkombëtare e pavaresisë së Kosovës.