1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trazira të mëdha në Kazakistan - ka edhe të vrarë

6 Janar 2022

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të trazirave në vend Kazakistani kërkon ndihmë nga CSTO-ja, të drejtuar nga Rusia.

https://p.dw.com/p/45CFd
Kasachstan Proteste in Almaty
Fotografi: Vladimir Tretyakov/AP Photo/picture alliance

Paqeruajtës të një trupe të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), të drejtuar nga Rusia, e cila përbëhet nga vende aleate të ish-Bashkimit Sovjetik, do të shkojë në Kazakistan për të ndihmuar për stabilizimin e vendit pas protestave masive. Këtë e deklaroi të enjten (06.01) kryeministri armen Nikol Pashinyan.

Kasachstan Almaty | Proteste & Ausschreitungen
Fotografi: REUTERS

Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev i kishte më herët  thirrje për ndihmë Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), një aleancë ushtarake mes Rusisë, Bjellorusisë, Armenisë, Kazakistanit, Kirgistanit dhe Taxhikistanit.

SHBA dhe OKB bëjnë thirrje për përmbajtje 

Shtëpia e Bardhë dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara u kërkuan autoriteteve të Kazakistanit të tregohen të përmbajtur në trajtimin e trazirave të dhunshme civile, pasi qeveria e vendit shpalli pas protestave gjendjen e jashtëzakonshme.

Kasachstan Almaty | Proteste & Ausschreitungen
Fotografi: REUTERS

SHBA hodhi poshtë "pretendimet e çmendura ruse" se pas demonstratave masive është dora amerikane  duke i quajtur si "absolutisht të rreme dhe si pjesë e qartë e  librit standard rus të dezinformimit".

Gjendje e jashtëzakonshme

Kazakistani është trazuar që nga fillimi i vitit nga protesta, të cilat u përshkallëzuan të mërkurën në përleshje me policinë. Autoritetet vendase ndërprenë lidhjet me internetin dhe telefonët celular në mbarë vendin dhe shpallën fillimisht gjendjen e jashtëzakonshme në epiqendrat e mitingjeve.

Kasachstan Proteste in Almaty
Fotografi: Valery Sharifulin/TASS/dpa/picture alliance

Më pas gjendja e jashtëzakonshme u shtri në mbarë vendin, pasi protestat për rritjen e çmimit të karburantit kaluan në përleshje dhe demonstruesit  sulmuan ndërtesat qeveritare. Disa burime njoftojnë edhe për përdorimin e armëve nga autoritetet. Njoftohet edhe për të vdekur, por deri tani nuk ka të dhëna konkrete për shifrat.