1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Katastrofa bërthamore në Fukushima dhe gazi natyror & Integrimi dhe konferenca me përfaqësuesit e fesë islame & Fati i gazetarit Ahmet Sik

3 Prill 2011
https://p.dw.com/p/REwW

1. Katastrofa bërthamore në Fukushima të Japonisë dëshmoi me prova të gjalla rrezikun e lartë të teknologjisë atomike. Debati aktual për daljen nga energjia bërthamore shoqërohet me diskutimin rreth burimeve alternative të energjisë. A është gazi natyror një alternativë për Evropën dhe çfarë do të thotë kjo në aspektin e varësisë nga Rusia? Për të marrë përgjigje për këto pyetje korrespondetja e Dë në Vjenë Yulia Damjanova bisedoi me Prof. Gerhard Mangott nga universiteti i Insbrukut, ekspert për çështjet e energjisë.

2. Konferenca me përfaqësuesit e fesë islame duhet t'i kontribuojë integrimit më të mirë të myslimanëve në Gjermani, por kësaj radhe atmosfera ishte shumë e tendosur. Ishte kjo hera e parë që konferenca mbahej nën udhëheqjen e ministrit të ri të Brendshëm Hans-Peter Friedrich, i cili pak ditë pas emërimit në këtë post deklaroi se feja islame nuk është fe e Gjermanisë. Ai kërkon edhe masa të tjera kundër radikalizimit tek të rinjtë, gjë që ka shkaktuar kritika të shumta, informon Hans Pfeiffer.

3. Yonca Sik nuk arrin ta kuptojë se si është e mundur që burri i saj Ahmeti, një gazetar kritik ndaj regjimit, që prej fillimit të marsit gjendet në burg. Ai akuzohet për vepra shumë të rënda: mbështetjen e organizatave terroriste e madje edhe planifikimin e një puçi. Si dëshmi për këto akuza jepen pjesë nga një libër i tij, i cili ende nuk është botuar.