Kasparov vazhdon në arrest, sondazhet flasin për një fitore të Putinit
27 Nëntor 2007Reklamë
Politikani opozitar rus, Garri Kasparov, vazhdon të qëndrojë në arrest. Një gjykatë në Moskë hodhi poshtë ankesat kundër dënimit të ish kampionit të botës në shah për pesë ditë arrest. Atë e akuzojnë se ka shkelur ligjin mbi të drejtën e tubimit të njerëzve. Kasparov, i cili drejton lidhjen opozitare "Një Rusi ndryshe", ishte arrestuar në fundjavë në Moskë, pas një mitingu të organizuar kundër manipulimeve në prag të zgjedhjeve parlamentare ruse. Presidenti amerikan, Xhorxh Bush,(George Bush)dënoi veprimet e forcave ruse të sigurisë kundër demostruesve opozitarë. Për zgjedhjet e së djelës , sondazhet më të fundit flasin se partia e presidentit rus,Vladimir Putin, kryeson me një shumicë prej dy të tretash.