1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Provokimet anti-myslimane, qëllim për të ndarë besimtarët

Elona Elezi21 Shtator 2012

Karikaturat e publikuara në një revistë javore satirike franceze rrisin frikën për protesta në vendet myslimane. Publikimi i tyre ishte në rrethanat aktuale i gabuar, thotë anëtari i Parlamentit Evropian Sajjad Karim.

https://p.dw.com/p/16C6E
Publishing director of the satyric weekly Charlie Hebdo, Charb, displays the front page of the newspaper as he poses for photographers in Paris, Wednesday, Sept. 19, 2012. Police took up positions outside the Paris offices of the satirical French weekly that published crude caricatures of the Prophet Muhammad on Wednesday that ridicule the film and the furor surrounding it. The provocative weekly, Charlie Hebdo, was firebombed last year after it released a special edition that portrayed the Prophet Muhammad as a "guest editor" and took aim at radical Islam. (Foto:MIchel Euler/AP/dapd)
Fotografi: dapd

DW: Revista satirike franceze "Charlie Hebdo" publikoi një sërë karikaturash të Profetit Muhamet, disa prej të cilave e tregonin atë të zhveshur. Cili ishte reagimi juaj i parë kur dëgjuat rreth publikimit të tyre?

Sajjad Karim: Koha e të gjithë kësaj është tërësisht e papërshtatshme, duke pasur në mendje se çfarë po ndodh në pjesë të ndryshme të botës, si reagim ndaj incidentit filmik i cili vazhdon ende. Nga ky aspekt, nuk mendoj se është vendimi më i mirë editorial.

Sajjad Karim Sajjad KARIM Fraktion Europäische Konservative und Reformisten Mitglied Vereinigtes Königreich Conservative Party. geboren am 11. Juli 1970, Lancashire
Sajjad KarimFotografi: Sajjad Karim

Ministri i Jashtëm francez ka kritikuar veprimin e revistës si një provokim, por ministri i brendshëm i vendit tha gjithashtu se liria e shprehjes, përfshirë karikaturat, është një e drejtë thelbësore. Z. Karim, ju jeni mysliman, jeni gjithashtu edhe anëtar i Parlamentit Evropian. A duhen ushtruar me çdo kusht të drejtat demokratike?

Ky është një veprim balancues që duhet të ndërmerret. Unë sigurisht besoj që ky publikim i veçantë është fyes. Kjo është një fyerje! Filmi, i cili vijon ende të shfaqet, është projektuar për të provokuar në një mënyrë jo konstruktive. Por duhet pasur parasysh se kjo është çështja e një vendimi individual editorialist. Dhe për shembull, në vendin tim, në Mbretërinë e Bashkuar, nuk është botuar kurrë ndonjë gjë e tillë, jo përmes diktimeve politike të çdo lloji, por thjesht nga një vendim-marrje editoriale. Këtu, unë mendoj se kryeredaktori ka marrë një vendim, i cili sipas mendimit tim nuk është në interes të revistës së tij ose në interes të Francës, apo edhe në interesin ndërkombëtar, duke pasur parasysh se çfarë po ndodh aktualisht. Është thjesht një vendim i gabuar në rrethanat e momentit.

Gjatë javës së fundit ne kemi parë demonstrata të dhunshme dhe ndonjëherë vdekjeprurëse dhe sulme anti-perëndimore në vendet myslimane, për shkak të publikimit në internet të filmit "Pafajësia e myslimanëve" (Innocence of muslims). A po arrijnë pikën e tyre kulmore tensionet mes botës kristiane dhe asaj myslimane?

Unë mendoj se është për të ardhur shumë keq që e gjejmë veten në një axhendë të tërë që diktohet nga një pakicë ekstremesh. Është shumë e qartë se ky është një interes minoritar dhe ekstremist që fillimisht ka krijuar këtë film, dhe pastaj, si pasojë kemi reagime shumë të kuptueshme në zona të caktuara ku janë mbajtur këto demonstrata, disa herë shumë paqësore, e herë të tjera në mënyrë të dhunshme. Këto janë vende në të cilat ka shumë pak mirëkuptim mes masave, për një fakt të thjeshtë: në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në Bashkimin Evropian, qeveritë thjesht nuk kanë kontroll mbi median, siç mund të mendojnë popullsitë e këtyre vendeve. Është një keqkuptim thelbësor që po çon drejt këtyre reagimeve. Duhet të them se unë e kam parë filmin, dhe më duket shumë fyes. Është një film në të cilin nuk ka baza faktike ose përmbajtje të vërtetë. Prandaj, unë mund t´a kuptoj fare mirë pse ndjeshmëria e këtyre njerëzve ka arritur limitet.

A keni ndjesinë se, të paktën këtu në Evropë, edhe myslimanët e moderuar po kthehen në myslimanë radikalë si rezultat i këtyre karikaturave dhe ngacmimit qesharak për Profetin?

Nuk kam parë ndonjë fenomen të ngjashëm. Ajo çka unë shoh ështe se shumica dërrmuese e myslimanëve në Evropë kanë shprehur mendimet e tyre brenda normave demokratike dhe në një mënyrë shumë të qetë. Por ajo që keni sot këtu, është një pakicë e vogël ekstremistësh që kanë bërë këtë film. Ata nuk përfaqësojnë një këndvështrim perëndimor apo të krishterë, ashtu siç nuk përfaqësojnë myslimanët evropianë ata njerëz që janë përgjigjur në mënyrë shumë të dhunshme ndaj këtij filmi.

Shumë të krishterë mendojnë se këto karikatura janë një provokim, pra nuk kemi një unitet këtu.

Mendoj se një ndër gjërat që po ndodh brenda këtij procesi të vazhdueshëm, është se ndërsa shumë njerëz ndërmarrin këto veprime, e bëjnë këtë me synimin për të krijuar një ndarje ndërmjet komuniteteve fetare. Unë mendoj se së fundmi kjo ka pasur një efekt të kundërt: i çon ata që besojnë në harmoninë ndërfetare në një pikë angazhimi për të kuptuar dhe për të pranuar më shumë pikëpamjet e njëri-tjetrit.