1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Karaxhiqi mohon krimet dhe gjenocidin & Dënohen terroristët e Sauerlandit & Greqia shtrëngon rripin

5 Mars 2010
https://p.dw.com/p/MLFZ

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnje - Hercegovinës, Radovan Karaxhiq paraqiti në fillim të javës fjalën mbrojtëse në Tirubnalin e Hagës, ku akuzohet për krime lufte dhe gjenocid. Karaxhiqi tha se serbët nuk kanë bërë krime në Sarajevë dhe vende të tjera, madje as në Srebrenicë.

Gjykata e apelit në Dyseldorf shpalli të enjten vendimin në procesin kundër katër terroristëve të të ashtuquajturit "grupi i Sauerland-it". Anëtarët e grupit duhet të qendrojnë nga katër deri në 12 vjet në burg. Gjykata i dënoi të akuzuarit për anëtarësi në një organizatë të huaj terroriste dhe marrëveshje për vrasje të disafishtë. Terroristët u arrestuan më 4 shtator 2007

Kryeministri grek Jorgos Papandreu paraqiti këtë javë planin e tij të kursimeve, që ka shkaktuar paknaqësi të shumta. Masat shtrënguese parashikojnë që për një familje nënpunësish të kursehen deri në 3.100 euro në vit. Qytetarët dhe sindikalistët programojnë greva duke kërkuar drejtësi në kontributin tatimor të gjithësecilit.

Autor: Holger Schmidt/Niko Anagnosti:

Redaktoi: Bahri Cani