1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kandidatë të diskutueshëm në zgjedhjet në Rumani

Keno Verseck/ Auron Dodi8 Dhjetor 2012

Para zgjedhjeve parlamentare në Rumani në bazë të anketimeve kryesojnë partitë socialliberale në pushtet dhe kryeministri Ponta përballë opozitës me kryeministrin Băsescu. Po midis dy blloqeve thuajse nuk ka ndryshime.

https://p.dw.com/p/16yMW
Zgjedhje parlamentare ne Rumani
Zgjedhje parlamentare ne RumaniFotografi: Getty Images

Dikur ai ishte bari delesh, pas përmbysjes së diktatorit Nicolae Caushesku ai avancoi në njërin prej njerëzve më të pasur në Rumani: George "Gigi" Becali, manjat pasurish të patundshme, pronar i një klubi futbolli, europarlamentar. Prej vitesh kundër tij janë në vazhdim procese gjyqësore për mospagim të taksave dhe korrupsion. Ai ka një ideologji fundamentaliste kristjane, të shoqëruar me pjesë të ideologjisë ekstremiste të djathtë. Njëkohësisht ai preferon që në publik të përdorë shprehje me fekale dhe pjesë gjenitale. Partinë e tij "Partia Brezi i ri" ai thjesht e bleu, në Parlamentin Evropian ai u fut në vitin 2009 në listën e partisë antisemite "Partia e Rumanisë së Madhe".

Në zgjedhjet parlamentare të dielën e ardhshme (09.09.) Becali kandidon në "Aleancën Socialliberale" (USL) në listën e "Partisë Nacionalliberale" (PNL). Në fushatën elektorale ai tërhoqi vëmendjen para së gjithash me deklarata homofobe dhe me sharje kundër femrave.

Bjerrje e kulturës politike

Prezantimet e Becalit ka vite që bëjnë pjesë në pikat më të ulëta të kulturës politike në Rumani. Megjithatë ato përmbajnë diçka simptomatike, siç ka treguar fushata elektorale javët e fundit. Të gjitha partitë prezantohen me shumë kandidatë të diskutueshëm: politikanë, kundër të cilëve vazhdojnë procese penale gjyqësore, ish-oficerë të sigurimit famëkeq të shtetit Securitate, antisemitë të shpallur. Gara politike ishte e egër dhe praktikisht pa përmbajtje. Të gjitha partitë kishin në program premtime, që janë jo realiste.

Mircea Geoana, kryetar i Partisë Socialdemokrate të Rumanisë
Mircea Geoana, kryetar i Partisë Socialdemokrate të RumanisëFotografi: AP

Shanset më të mëdha për t'i fituar zgjedhjet i ka "Bashkimi Socialliberal" (USL) në pushtet, një aleancë e socialdemokratëve (PSD), e Nacionalliberalëve (PNL) dhe e partisë së shkëputur të Konservatorëve (PC). Ky bashkim ka shanset më të mëdha për të fituar shumicën absolute në parlamentin e Rumanisë. Shkak për rolin e favoritit: socialdemokratët e kthesës politike gëzojnë midis shumë njerëzve ende besimin se kujdesen për njerëzit e vegjël - megjithë aferat e tyre të korrupsionit dhe skandaleve të tjera në të kaluarën e afërt.

Kundërshtarja më e rreptë e Bashkimit Socialdemokrat është "Aleanca për Rumaninë e Djathtë/Të Drejtë" ARD, në të cilën janë bashkuar liberaldemokratët me tri parti të tjera të vogla. Kjo aleancë është e afërt me presidentin e shtetit, Traian Basescu. Sondazhet e fundit e shohin "Aleancën për Rumaninë e Djathtë/Të Drejtë" që arrin vetëm 16 përqind.

Dy blloqe, thuajse pa dallime

Që të dyja blloqet t'i futësh në një skemë të zakonshme të djathtë/të majtë, politologia me emër, Alina Mungiu Pippidi e konsideron "të gabuar". "Nuk ka ndryshime të vërteta midis tyre", thotë ajo. "Fjala është vetëm për dy grupe interesash, që luftojnë për pushtet," thotë Mungiu-Pippidi. "Ai që është në pushtet, ai ka mundësi të shpërndajë para publike dhe poste." Për këtë bëhet fjalë.