Kancelarja Merkel takon kreun e opozitës bjelloruse Milinkjeviç
7 Prill 2006Stuhi shkrepjesh aparatesh fotografikë përpara zyrës së kancelares në Berlin. Ajo bisedon me zë të ulët në rusisht me mikun nga bjellorusia Aleksandër Milinkjeviç.
Më pas ata dalin përpara kamerave dhe edhe pse pa dhënë një deklaratë zyrtare kemi të bëjmë me një sinjal të qartë, që qeveria gjermane përkrah opozitën bjelloruse dhe kritikon manipulimet e presidentit Lukashenko që drejton vendin me emtoda diktatoriale. Në këtë pikë qëndrimi i Angela Merkelit ndryshon shumë nga ai i paraardhësit të saj Gerhard Schrëder që kur ishte fjala për Bjellorusinë mbyllte një sy dhe e quante partnerin politik të Lukashenkos, pra presidentin rus Putin, si një demokrat të kulluar.
Fjalët që nuk i tha kancelarja, i thanë përfaqësuesit e partisë së saj. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Roland Pofalla, i cili ka qenë vetë para pak kohësh në Bjellorusi deklaroi pas një bisede me Aleksandër Milinkjeviçin:
"ne përkrahim forcat demokratike dhe anagzhohemi për të drejtat e njeriut në Bjellorusi. Gjatë vizitës sime i bëra të qartë MPJ bjellorus se ne vazhdojmë të presim që qindra vetët e arrestuar në lidhje me demonstratat të lirohen menjëherë."
Sipas të dhënave të Rupprecht Polenz, kryetarit të komisionit të parlamentit gjerman për politikën e jashtme, BE-ja pritet të vendosë me 10 prill masën e ndalimit të hyjrjes në BE për anëtarët e regjimit të Lukashenkos.