1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kancelarja gjermane, Angela Merkel së shpejti në Shqipëri

22 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BWjs
Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të zhvillojë së shpejti një vizitë zyrtare në Shqipëri. Kryeministri Berisha e vlerësoi vizitën e saj si një ngjarje të rëndësishme në rritjen e nivelit të marrdhenieve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Kreu i qeverisë së Tiranës e publikoi ardhjen e Merkelit në Tiranë gjatë inagurimit të projektit të fazës së fundit të projektit të financuar nga GTZ-ja për pastrimin e liqenit të Pogradecit.