Kampionati Europian i Futbollit '08: Rusia del në çerekfinale
19 Qershor 2008Reklamë
Në kampionatin europian të futbollit Rusia me fitoren 2:1 kundër Suedisë është ekipi i fundit që arrin të hyjë në çerekfinale. Në lojën e dytë të grupit D Greqia u mund nga Spanja tashmë e kualifikuar me rezultatin 1:2. Ekipi grek i trainerit Otto Rehagel kthehet në shtëpi si ekipi më i dobët i këtij kampionati pa asnjë pikë të fituar.
Në ndeshjen e parë të çerekfinales ndeshen sot Gjermania dhe Portugalia. Traineri gjerman Joachim Löw për shkak të një mase disiplinore të UEFA-s do t'a ndjekë ndeshjen nga tribuna.