Kampionati Botëror i Skisë në Garmisch-Partnekirhen një reklamë e mirë për Lojërat Dimërore 2018
9 Shkurt 2011Ceremonia e hapjes u zhvillua të hënën (08.02.2011) në stadiumin e qytetit në një "atmosferë plot entzuaziazëm" siç u shpreh presidenti i Federatës Olimpike Gjermane Thomas Bach.
Ceremonia e hapjes së garave në Garmish-Partenkirhen pati jehonë përtej zonës duke inkurajuar edhe Mynihun, si qyteti kandidat për Lojërat Dimërore 2018. "Ishte një ceremoni fantastike me laptop dhe kostumet tradicionale bavareze, pra një ndërlidhje e shkëlqyer mes teknologjisë moderne dhe folklorit, theksoi më tej Bach.
Edhe kryebashkiaku i Mynihut, Christian Ude, e vlerësoi këtë festë si një reklamë pozitive për kandidimin për Lojërat Dimërore 2018: "E gjitha kjo na inkurajon dhe na jep forcë për ta kaluar me sukses etapën e fundit të konkurrimit", tha Ude për agjencinë SID, Shërbimi informativ i sportit.
Se sa i madh është entuziazmi për garat alpine, këtë e dëshmojnë edhe kuotat e telespektatorëve: Rreth 3,08 milionë telespektatorë e ndoqën ceremoninë përmes kanalit të parë televiziv të Gjermanisë ARD, një kuotë kjo prej 15% në tregun mediatik. Sipas ARD-së gjatë këtij dimri asnjëherë nuk ka pasur një kuotë të tillë për garat të tjera të sportit të garave me ski.
Atletët pjesëmarrës gjithashtu ishin mjaft entuziastë në spektaklin e organizuar në stadiumin e lojërave dimërore të Garmish-Partenkirhenit. Felix Neureuther, si dhe Maria Riesch parakaluan duke valëvitur flamurin në krye të ekipit gjerman. Neureuther u shpreh se ekipi hyn me një kondicion mjaft të mirë në garat për titull.
Autor: V. Filaj-Ballvora (dpa/sid)
Redaktoi: P. Pani