1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kadima fiton zgjedhjet në Izrael

Peter Philipp29 Mars 2006

Partia Kadima fitoi të martën zgjedhjet parlamentare izraelite. Këto zgjedhje u vlerësuan si vendimtare për kufijtë e ardhshëm të Izraelit.

https://p.dw.com/p/Aqex
Olmert fiton
Olmert fitonFotografi: picture-alliance/ dpa/dpaweb

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare ishtë më e ulët se ndonjëherë, fakt ky që flet për lodhjen e popullsisë izraelite nga politika vendore dhe mosbesimin e tyre se politikanët do t´i zgjidhin problemet.

Askush nuk është në gjendje të ofrojë një zgjidhje të problemit kryesor: Izraeli dhe palestinezët janë sot më të ndarë se përpara disa vitesh dhe në rast se tani në Ramallah dhe në Gaza do të qeverisë Hamasi islamik, atëherë shumë shpejt do të shuhet edhe shpresa e fundit për afrim.

Pra meqë nuk do të ketë afrim, tani do të vihet në përdorim metoda e ndarjes fizike nga njëri-tjetri. Koncept ky, që është pjesë e listës së planeve të qeverive të mëparshme izraelite dhe që tani, do të ripërdoret nga fituesi i zgjedhjeve Olmert. Aty ku tani ndodhet muri gjigand, që ndan Izraelin më Rripin Perëndimor do të vihet kufiri i ri. Lagjet izraelite do të shpërbëhen dhe mijëra izraelitë do të shpërngulen që aty. Por mbi të gjitha, palestinezëve do t´u mbetet një sipërfaqe aq e vogël, sa nuk do të jenë në gjendje për të krijuar shtetin e tyre.


Izraelitë nacionalistë si ata të "Likud"-it, apo antarët e partisë "Shtëpia Jonë Izrael" janë kundër kësaj strategjie, por nuk janë në gjendje të ofrojnë një alternativë tjetër. Në rast se edhe populli kishte dyshime mbi efikasitetin e vendosjes së një kufiri të ri ndarës, ai sërish votoi për këtë, sepse nuk ju ofrua asnjë zgjidhje tjetër. Shumë izraelitë mendojnë se meqënëse nuk mund të bashkëjetojnë me palestinezët, atëherë të paktën të rrinë të qetë prej tyre.

Por ky është një mendim i gabuar, sepse në fakt të gjithë izraelitët, e madje edhe Ariel Sharoni që ndodhet në koma, duhet ta dinin se palestinezët nuk mund të jetojnë për një kohë të gjatë të pushtuar dhe se edhe ata kanë të drejtë të krijojnë shtetin e tyre.

Zgjedhja e partisë Kadima të Olmertit nuk ishtë një hap i guximshëm drejt rifillimit të dilaogut për paqe. Kjo zgjedhje ishte pranimi i heshtur i një plani, që nuk ka asnjë shpresë për sukses. Olmert duhet të zgjedhë tani partnerë nga koalicioni, që janë të gatshëm ta vënë në zbatim këtë plan. Por asnjë parti izraelite nuk është e bindur plotësisht. Mungesa e besimit ndaj politikanëve është një pengesë e madhe për krijimin e një qeveri te re të suksesshme. Gëzimi i Olmerti mbi fitoren do të kalojë shpejt.