1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kabineti federal diskuton për politikën e kursimit & Imigrantët në Greqi në udhëkryq për shkak të krizës financiare dhe ekonomike

4 Qershor 2010
https://p.dw.com/p/NiWI

Kabineti federal mblidhet të dielën (06.06.2010) në një takim me dyer të mbyllura për të vendosur për kuadrin e buxhetit të vitit 2011 dhe planin financiar der në vitin 2014. Shkurtime të mëdha dhe me sa duket edhe rritje taksash do të rëndojnë qytetarët, paralajmëroi ministri i Financave, Schäuble. Një garë idesh për kursime dhe shkurtime subvencionesh ka shpërthyer prej kohësh.

Në Greqi, ku kriza thellohet përditë, duket se një pjesë e imigrantëve nuk i mban më vendi. Ose marrin rrugën e kthimit për në atdhe ose largohen për në vende të tjera. "Greqia po rrallohet" thonë imigrantët, por edhe vendasit. Sekretari special ndërkohë i ministrisë së Brendshme për imigracionin Andreas Taqis i thotë DW se "qeveria nuk ka të dhëna formale pasi imigrantët nuk janë të detyruar të deklarojnë largimin e tyre" dhe jep vlerësimin e tij se "ende nuk kemi tiparet e një largimi masiv".

Autorë: Zhang Danhong, Niko Anagnosti

Redaktoi : Mimoza Cika-Kelmendi