Këln: personi u devijon kontrolleve - bllokohet aeroporti
30 Maj 2016Terminali 1 në aerportin e Këln-Bonit në Gjermani është bllokuar. Avionët që ndodheshin në pistat e nisjes u detyruan të kthehen në pozicionet e parkimit. Sipas të dhënave të policisë një person ia ka dalë që ta devijojë zonën e sigurisë pa iu nënshtruar kontrolleve.
Policia federale ndërkohë e ka ndaluar personin, që ia kishte dalë të kalonte zonën e sigurisë pa u kontrolluar. "Eshtë identifikuar një person mashkull dhe ndërkohë është dërguar në pikën e policisë federale", tha një zëdhënëse e policisë federale. Detaje të tjera ajo nuk donte të deklaronte.
Ekspertët ndërkohë janë duke kontrolluar zonën e sigurisë me qen që nuhasin për lëndë shpërthyese. Terminali 1 u bllokua dhe u evakuua. Të gjithë pasagjerët janë duke u kontrolluar sërish.
Avionët që ndodheshin në pistat e nisjes u kthyen në parkim
Pesë avionë që ndërkohë ishin gati për nisje në pistë për arsye sigurie u udhëzuan të kthehen në pozicionet e parkimit. Pasagjerët duhet të qendrojnë në bord, sipas udhëzimit të komunikuar nëpër avionë.
Një zëdhënës i aeroportit tha, se puna në aeroport po vazhdon. Në Terminalin 2 po vazhdojnë normalisht uljet dhe ngjitjet e avionëve.
Sipas këtyre të dhënave është krijuar një shtab krize i Ministrisë së Brendëshme.
Kjo është hera e dytë që ndodh një incident i tillë në aeroprt. Në fillim të marsit një grua e re i devijoi teknikës së sigurisë në aerportin e Këln-Bonit duke shkaktuar kësisoj evakuimin e seksionit të aerportit të Terminalin 2. Rreth 1000 pasagjerë u prekën si rrjedhojë nga ky veprim. Me ndihmën e imazheve të regjistruara nga kamerat në mars u identifkua një 23 vjeçare - një police në uniformë civile - e cila u ndalua.