1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Jung shkon për vizitë në Shqipëri

30 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BZZO

Ministri gjerman i mbrojtjes Franz Josef Jung ka mbështetur Kroacinë në përpjekjet për anëtarësim në Nato dhe BE. Gjatë një takimi me homologun e tij kroat, Berislav Ronçeviq në Zagreb, ministri Jung u informua mbi sukseset e palës kroate në zbatimin e reformave. Ronçeviq u shpreh se vendi i tij shpreson të marrl ftesën për anëtarësim në Nato, në samitin e Bukureshtit, në prill të vitit 2008. Ministri kroat bëri të ditur se vendi i tij do të shtojë vitin e ardhshëm numrin e ushtarëve në Afganistan, nga 200 në 300 ushtarë. Jung falënderoi Kroacinë për angazhim në veri të Afganistanit, ku komandën e mban Gjermania. Ministri Jung shkon sot për vizitë në Maqedoni dhe Shqipëri. Ndërsa nesër do ta vizitojë Kosovën, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandantëve të KFOR-it.