Jung merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it
31 Gusht 2007Me bisedime politike në Kosovë ministri gjerman i mbrojtjes Franc Josef Jung përfundon sot vizitën e tij triditore në Ballkan. Pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Agim Ceku Jung merr pjesë në dorëzimin e komandës nga komandanti i KFOR-it gjenerallojtnantit Roland Kater, tek pasardhësi i tij gjenerallojtnanti francez Xavier de Marnhac. Kather drejtoi trupën multinacionale, që përfshin 15 000 ushtarë nga 34 vende, që prej shtatorit 2006. Gjermania përbën pjesën më të madhe të trupës. Jung zhvilloi bisedime në vendet pretendente për anëtarësim në Nato, në Kroaci, Maqedoni dhe Shqipëri, në qënder të të cilave ishte e ardhmja e Kosovës. Ministri gjerman i mbrojtjes Franc Josef Jung tha pas takimit me homologun e tij shqiptar Fatmir Mediu se ftesa për anëtarësimin e Shqipërisë në Nato është një vendim politik, që do të merret në prill në samitin e Bukureshtit.