1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Java në fokus: Marrëveshja mes Irakut dhe SHBA-ve; konflikti Gazprom-Ukrainë; kanal i ri kurd në televizionin shtetëror turk

5 Janar 2009

Trupat amerikane largohen deri në fund të 2011-s nga Iraku; televizioni shtetëror turk TRT ka një kanal të ri "TRT 6"; Konflikti për gazin mes Rusisë dhe Ukrainës mori një dimnesion të ri.

https://p.dw.com/p/GSH3

1. Në 1 janar hyri në fuqi një marrëveshje në mes të Irakut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për praninë ushtarake amerikane në Irak. Marrëveshja parasheh që gjatë verës së ardhshme ushtarët amerikanë të largohen nga qytetet dhe fshatrat irakiane dhe të kthehen në bazat e tyre ushtarake. Teorikisht deri në fund të vitit 2011 nga vendi duhet të jenë larguar të gjitha trupat amerikane. Carsten Kühntopp

2. Gazpromi rus i bëri realitet kërcënimet e tij. Mëngjesin e ditës së parë të vitit 2009 ai ndërpreu furnizimin e Ukrainës me gaz. Grindjet e Rusisë dhe Ukrainës për problemin e gazit ishin acaruar më parë. Edhe pse Ukraina e ka paguar pjesën më të madhe të borxhit prej 1,5 miliardë dollarësh, Rusia kërkon për vonesat një kamatë prej rreth një gjysmë miliardi dollarë si dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje të re për shitjen e gazit me çmim më të lartë se deri tani. DW TV

3. Që prej 1 janarit televizioni shtetëror turk TRT ka një kanal të ri "TRT 6". Ky kanal që transmeton program në gjuhën kurde shikohet si përgjigje ndaj Roj- TV dhe disa kanaleve të tjera televizive që thuhet se janë të afërta me PKK-në. Megjithatë periudha e provave teknike, e cila nisi më 25 dhjetor dhe që nuk u ndoq me ndonjë interes të madh në Dijarbakir dhe qytete të tjera kurde, hedh hije dyshime për suksesin e tij . Michael Jansen