1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Izraeli shkurton furnizimin me energji për Rripin e Gazës

26 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/Bwkr
Ministri izraelit i mbrojtjes, Ehud Barak ka miratuar shkurtimin e planifikuar me energji dhe gaz në Rripin e Gazës të qeverisur nga Hamasi radikalist islamik. Sipas të dhënave nga ministria e mbrojtjes, nga java e ardhshme do të ndërpritet me disa orë në ditë rryma elektrike. Si Hamasi në Rripin e Gazës, ashtu edhe autoriteti autonom në Ramallah e cilësuan këtë akt shprehimisht "një krim lufte". Izraeli i argumenton shkurtimet me vazhdimin e sulmeve me raketa në territorin izraelit. Izraeli furnizon rreth dy të tretat e Rripit të Gazës me energji.