1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Izraeli përgatitet për ofensivë "të kufizuar" në Libanin e Jugut

Clemens Verenkotte22 Korrik 2006

Arrestohen në Tel Aviv të dyshuar për terrorizëm

https://p.dw.com/p/AqcY
Libanezet ikin me flamuj te bardhe
Libanezet ikin me flamuj te bardheFotografi: AP

Në kuadër të ofensivës kunder hisbollaheve ushtria izraelite ka hyrë disa kilometër në jug të Libanit. Një zëdhënës i ushtrisë tha të shtunën në mengjez se bëhet fjalë për një operacion të kufizuar, i cili megjithëse se po zgjerohet nuk është ofensive tokësore. Izraeli ka bashkuar shumë ushtarë në kufirin me Libanin dhe ka thirrur nën armë disa mijëra rezervistë të rinj.
Marshimi i trupave vazhdon. Izraeli natën duke u gdhirë dita e sotme ka mbledhur në kufirin me Libanin njësi tankiste dhe të infanterisë. Për numrin e saktë të njësive, si dhe për synimet e tyre strategjike ushtaraket nuk dhanë njoftime. Nga rrethet e ushtrisë izraelite thuhet, se nuk do të ketë ofensivë masive tokësore.
Forcat e armatosura më tepër do të kryejnë sulme kunder infrastrukturës së hisbollahëve. Natën artileria izraelite ka qëlluar pozicionet e raketave të milicëve shiitë. Aviacioni ka kryer një nga sulmet më të ashpra deri tani në një vendbanim pas kufirit. Një hyrje e plotë në Liban nuk pritet.
Të premten në mbremje shefi i shtabit të përgjithshëm Dan Halutz tha në Tel Aviv se avancimi i njësive izraelite në jug të vendit fqinj është një operacion i "kufizuar" ushtarak. Se çfarë kuptohet me këtë, Halutz nuk shpjegoi. Edhe kryeministri Olmert deklaroi të premten në mbremje, se nuk do të ketë invazion masiv në Liban me trupa tokësore. Por vetëm nga ajri, Izraeli nuk mund të shpartallojë hisbollahet dhe pozicionet e tyre me raketa, argumenton ushtria izraelite.
Sipas vlerësimit të disa eksperteve ushtarakë udheheqja izraelite e lidh luftën kundër hisbollahut me programin nuklear iranian. Nqs Teherani do të posedojë një herë armë të shkatërrimit në masë dhe milicët proiranianë do të vazhdojnë të jenë faktor vendimtar në Liban, do të ishte në rrezik ekzistenca e shtetit të Izraelit. Prandaj është si në interesin izraelit ashtu edhe në atë amerikan, që të vazhdojnë luftën aktuale kunder hisbollahëve derisa të jetë shkaterruar potenciali i tyre ushtarak. Ky është njëri nga shkaqet, se përse Izraeli është kunder armëpushimit të menjëhershëm, i cili nuk do të ndryshonte asgjë në raportin e forcave. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Mark Regev:
"Hisbollahu nuk do të paraqiste sot atë rrezik që paraqet, pa iranianët. Iranianët kanë furnizuar hisbollahet me teknologji, armë, para, lëndë shpërhtyese, i kanë pergatitur ata janë marionetat e Teheranit."
Të premten në mbrëmje policia në Tel Aviv arrestoi një burrë dhe një grua në makinën e tyre në afërsi të portit. Të arrestuarit kishin dashur të kryenin një atentat vetëvrasës. Në Nablus në Jordanin Perendimor u vra mbrëmë një mjek palestinez nga ushtaret izraelitë. Sipas dëshmitarëve dhe ndihmës së shpejtë, mjeku kishte dashur t´u jepte ndihmën e parë disa të plagosurve. Më parë në qënder të Nablusit kishin kaluar disa mijera demonstrues, duke mbajtur fotografi të shefit të hisbollaheve nasrallah dhe duke thirru emrin e tij. Si shenjë akustike e solidaritetit palestineze me udheheqesin shiit.