1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Izraeli kërkon kontrolle më të rrepta të UNIFIL-it dhe të ushtrisë libaneze

18 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Ay8q
Pas sulmeve me raketa nga Libani kryeministri izraelit Ehud Olmert ka kërkuar kontrolle më intensive të Kombeve të Bashkuara në brezin kufitar me jugun e Libanit. Trupa e paqes UNIFIL e stacionuar në Liban dhe ushtria libenaze duhet të pengojnë sulme të tjera ndaj Izraelit, tha Olmert gjatë një bisede me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Monn. Diplomatët izraelitë thanë se për sulmin ai bëri përgjegjës një grupim palestinez. Gjatë sulmeve të djeshme dy raketa ranë në vendbanimin Kiriat Schmona. Sipas një zëdhënësi të ushtrisë ato shkaktuan vetëm dëme materiale.