Izraeli hyn me trupa tokësore në Rripin e Gazës
3 Janar 2009Reklamë
Trupa tokësore të ushtrisë izraelite kanë kaluar kufirin me Rripin e Gazës. Këtë e pohuan zëdhënës të ushtrisë dhe dëshmitarë okularë në territorin palestinez. Sipas tyre, njësitë depërtuan në Rripin e Gazës nga veriu dhe nga lindja. Prej ditësh Izraeli kishte përqendruar tanke dhe këmbësori në kufi. Më parë artileria e kishte goditur Rripin e Gazës me granata. Aviacioni ushtarak bombardoi më shumë se 40 caqe të Hamasit islamik. Sipas të dhënave palestineze, në to u vranë të paktën 26 vetë. 13 palestinezë vdiqën në një sulm me raketa ndaj një xhamie në qytetin Beit-Lahija. Nga ana e tyre luftëtarë të Hamasit lëshuan përsëri raketa mbi jugun e Izraelit. Si pasojë u plagosën dy izraelitë.