1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Izraeli forcon sanksionet ndaj Rripit të Gazës

23 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CSDx
Izraeli ka vendosur që nga 2 dhjetori të reduktoj hap pas hapi sasinë e furnizimit me rrymë elektrike për Rripin e Gazës. Kështu mirret vesh nga një dokument i Prokurorisë së Përgjithshme, i cili është dorëzuar në Gjykatën e lartë izraelite. Sanksionet drejtohen kundër Hamasit radikal islamik i cili kontrollon Rripin e Gazës, prej nga palestinezët militantë po sulmojnë me raketa territoret izraelite. Izraeli vazhdon të mbaj kryesisht të mbyllur kufirin me Rripin e Gazës që prej ardhjes në pushtet të Hamasit radikal.