1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Izraeli do të lirojë 250 palestinezë të dënuar

16 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BIqw

Izraeli të premten e ardhëshme do të lirojë nga burgjet izraelite 250 palestinezë. Për këtë siguruan në takimin në Jeruzalem kryeministri i Izraelit Ehud Olmert dhe presidenti palestinez Mahmud Abaz, vuri në dukje zëdhënësi i Olmertit, Jakob Galanti. 85% e të dënuarve i përkasin lëvizjes Fatah të Abazit, ndërkohë që në radhët e të amnestuarve nuk ka antarë të Hamasit, theksoi më tej zëdhënësi Galanti. Të liruarit duhet të deklarojnë me shkrim se heqin dorë nga dhuna. Me këtë amnesti Izraeli, sipas të dhënave të veta, do që të mbështesë Abazin në mosmarrëveshjet me lëvizjen radikale islamike Hamas. Takimi i ardhshëm bilateral mes Olmertit dhe Abazit do të zhvillohet pas dy javësh në Xheriko në Jordanin perënidmor. Shefi i qeverisë palestineze të tranzicionit, Salam Fajad, i kërkoi Izraelit që plus këtyre gjesteve të rifillojë edhe bisedimet e paqes.