1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Izraeli bën përpjekje për të kontaktuar me qeverinë palestineze

9 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BE4J

Jeruzalem: Izraeli po bën përpjekje që të krijojë kontakte me qeverinë e re palestineze. Ministrja e jashtme, Zipi Livni priti në Jeruzalem kryeministrin palestinez, Salam Fajad. Qeveria izraelite ka miratuar po ashtu vendimin për lirimin e 250 palestinezëve të burgosur si një xhest të vullnetit të mirë ndaj presidentit të autoriteteve palestineze, Mahmud Abbas. Autoritet izraelite, janë duke organizuar ndërkohë një takim të ri midis kryeministrit Ehud Olmert dhe Presidentit palestinez, Mahmud Abaz. Sipas burimeve palestineze, takimi mund të zhvillohet të djelën e ardhshme, kur pritet që Olmert të takohet me kryeministrin palestinez, Salam Fajad.