1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

241208 Bethlehem Mauer

Sebastian Engelbrecht24 Dhjetor 2008

Betlehemi, vendlindja e Jezusit, ky është simbol për familjet në ambjente jo mikpritëse. Edhe në krishtlindjet e vitit 2008, familjet në Betlehem jetojnë në atmosferë jo miqësore dhe të përjashtuar.

https://p.dw.com/p/GMQL
Muri izraelit i sigurisë kalon direkt para një shtëpie drejt JordanitFotografi: DW/ Diana Hodali

Nëntë metër i lartë është muri gri prej betoni dhe mbi të ushtria izraelite ka instaluar edhe tel me gjemba dhe videokamera. „Unë jam berlinez“ ka shkruar dikush me gërma të mëdha shtypi sa një bojë njeriu. Muri i Berlinit ishte një monstruozitet, dhe ky nuk është më pak. Të ndihmon vetëm humori për ta përballuar këtë. Dikush me fantazi ka pikturuar në mur një vulë me fjongo, ku shkruhet: „Në dashuri dhe me të puthura – asgjë nuk zgjat përjetësisht“.

Njerëzit në Jerusalem, të cilëve u duhet të jetojnë me murin, kanë harruar të qeshin. Para pesë vjetësh ushtria izraelite nisi të ndërtojë murin. Ai ndan Izraelin nga bregu perëndimor palestinez i lumit Jordan dhe do të bëjë më të sigurtë jetën e izraelitëve. Kler Anastas (Claire Anastas) nga Betlehemi tregon: „Fëmijët kishin shkuar në mengjez në shkollë. Kur u kthyen e gjetën shtëpinë të rrethuar nga ky mur. Muri ishte ngritur para dritareve. Askush nuk na ka ndihmuar që të demonstrojë për ne.“

Askush nuk mundi t´i ndihmonte familjes Anastas, sepse ushtria izraelite e kishte shpallur rripin e tokës përgjatë murit zonë të ndaluar ushtarake. Për Kler Anastas, burrin e saj dhe katër fëmijët kjo ishte shumë e rëndë. Shtëpia trekatëshe e familjes është e rrethuar në tre krahë nga muri. Në tre drejtime vështrimi nuk shkon me tej se katër metra, sepse përplaset në beton.

Weihnachten in Palästina Bethlehem Kirche Geburtskirche
Festime krishtlindjesh në BetlehemFotografi: AP

„Në qoftë se ia dalim, do të kemi mundësi të sjellim plakun e Vitit të Ri, po qe se ai pranon të vijë ketu. Vetëm këtë vit është përsëri e mundur. Për vite të tëra ai nuk vinte dot, edhe pse nuk do të ishte i gatshëm të vinte."


Vite me rradhë vetëm familja Anastas lejohej të hyntë në shtëpi për arsye sigurie. Ndërkohë ushtria izraelite lejon vizitat e palestinezëve. Por ata ashtu si edhe turistët i shmangen këtij vendi të shkretë. Familja e krishterë Anastas është shkatërruar ekonomikisht që atëherë. Burri i Kler kishte patur më parë një ofiçinë në katin e parë të shtëpisë, ndërsa ajo shiste suvenire në dyqanin e saj. Ajo fitonte, sepse shtëpia gjendej në një rrugë të rrahur shumë. Sot këtu nuk blen më askush. Dyqani dhe ofiçina janë fundi i rruge qorre.

Përpjekje për të mbijetuar

Zonja Anastas përpiqet të shesë përmes internetit. Oferta e saj e fundit është shpella e Bethlehemit e madhe sa një pjatë me engjet, barinjtë, mbretërit dhe familjen e shenjtë –dhe me një mur që hiqet e vihet, që kalon mespërmes.

Dyqani në internet është shpresa e fundit për të mbijetuar ekonomikisht. N.q.se nuk do të mund të nxjerrim të hollat për vete dhe për katër fëmijet, nuk u mbetet gjë tjetër veçse të largohen nga Betlehemi dhe atdheu i tyre palestinez, thotë kristiania katolike. Shumë kanë ardhur për të parë se si detyrohet të jetojë këtu familja e saj. Politikanë dhe gazetarë nga Europa, përfaqësues të organizatave humanitare. Por situata e tyre nuk ka ndryshuar aspak.