1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ish presidenti i Perusë në bankat e të akuzuarve

13 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/BqZG

Ka filluar në Lima të Perusë procesi i parë ndaj ish presidentit peruan, Alberto Fujimori, i ekstraduar në atdhe nga autoritetet kiliane muajin e kaluar.Ish kreu i shtetit akuzohet për abuzim detyre dhe nëse dënohet rrezikon deri në shtatë vjet heqje lirie.Por Fujimori do të jetë në rolin e të akuzuarit edhe në dy procese të tjera. Akuza më e rëndë ndaj tij është lidhja me disa vrasje të kryera në fillim të viteve 90' nga e ashtëquajtuar skuadrat e vdekjes për të cilat rrezikon deri në 30 vjet burg.