1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

...ish-presidenti i Bullgarisë Zhelju Zhelev:

2 Prill 2013

„Emisionet e Deutsche Welle-s i kam dëgjuar në vitet 80-të, që para lindjes së lëvizjes antikomuniste në Bullgari. Asokohe programet perëndimore ishin burimi i vetëm i informacionit, jo vetëm për politikën botërore."

https://p.dw.com/p/188N7
Fotografi: Privat

"Ato na jepnin lajme edhe për gjendjen reale në vendin tonë, që në kuptimin medial ishte izoluar pas një muri kinez. Forca depërtuese e këtyre radiove ia doli të çante perden e informacionit të mbyllur nga pushtetmbajtësit. Regjimi komunist e dinte se liria e informacionit do të thoshte rrezik vdekjeje për pushtetin, prandaj tek programet perëndimore futeshin zhurmuesit. DW filloi të luante një rol gjithnjë e më të rëndësishëm, sidomos në vitet e fundit, para ndryshimit. Kur organizatat opozitare në Maj të vitit 1989 dorëzuan një peticion në parlamentin bullgar, teksti u lexua në programin e Deutsche Welle-s. Përmes saj, peticioni mbërriti edhe tek mediat e tjera perëndimore dhe e gjithë bota u informua për raprezaljet kundër intelektualëve opozitarë dhe pakicës turke në Bullgari. Ky akt u madje bë shkak i arrestimit të 16 opozitarëve. Deutsche Welle telefonoi asokohe me gruan time që të konfirmote lajmin. Pikërisht kur ajo nisi të numërojë emrat, biseda u ndërpre menjëherë nga punonjësit e sigurimit që përgjonin. Por Deutsche Welle nuk u dorëzua, gruaja ime u telefonua disa herë, derisa ia doli të shqiptonte edhe emrin e fundit."