1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Irlanda shpreson t'i bëhen lëshime për bankat

dpa/rtr/ Auron Dodi2 Nëntor 2012

Pas takimit me kryeministrin irlandez, kancelarja Merkel foli për një "rast specifik", por nuk bëri premtime. Për raste "të vjetra" Dublini duket se nuk do ta përdorë dot fondin e shpëtimit.

https://p.dw.com/p/16bc5
Enda Kenny dhe Angela Merkel
Enda Kenny dhe Angela MerkelFotografi: Getty Images

Irlanda do të jetë shteti i parë i Eurozonës që do të ketë të drejtë të marrë sërish kredi nga investorët privatë. Kjo është dëshira e qeverive në Berlin dhe në Dublin. Por në vizitën e kryeministrit irlandez Enda Kenny të enjten (01.11.12) në Berlin, kancelarja Angela Merkel refuzoi të bëjë një deklaratë, nëse bankat irlandeze do të kenë qasje, siç shpresojnë, edhe tek ombrella ESM e euros. Kenny i kishte shuar shpresat në vendin e tij, se për këtë çështje do të vendoset para vitit 2013. Irlanda është e shkëputur aktualisht nga tregjet e kapitalit dhe e varur nga kredi të financuesve ndërkombëtarë. Kancelarja Merkel tha pas takimit në Berlin se ky vend i eurozonës në borxhe është në një "situatë specifike" -- por nuk bëri lëshime konkrete. "Ministrat e financave punojnë për një problem specifik irlandez", tha Merkeli.

Borxhi irlandez i thelluar prej bankave

Në dallim nga Spanja, Irlanda i ka mbështetur bankat e saj me para të konsiderueshme nga taksat e vendit. Kjo bëri që gjendja e borxheve të vendit të rritet në mënyrë drastike. Dublini shpreson tani një lehtësim nga barra e borxheve përmes ndihmave direkte për bankat nga fondit i shpëtimit të euros ESM, edhe në mënyrë prapavajtëse, për borxhe të vjetra të bankave.

Në fund të qershorit Eurogrupi premtoi që t'i vërë nën lupë rrethanat specifike dhe situatën e sektorit financiar irlandez. Merkeli dha siguri: "Ne jemi të interesuar të ndërmarrim një ndryshim të qendrueshëm të programit të përshtatjes." Por më parë duhet pritur puna e ministrave të Financave.

Kenny theksoi se Irlanda dëshiron ta vërë në jetë sa më shpejt që të jetë e mundur programin e saj të reformave. Ai tha se kancelarja pati theksuar që "Irlanda është një rast i veçantë dhe prandaj Irlanda duhet të trajtohet edhe në mënyrë të veçantë." Irlandës i duhet të përballojë një "krizë bankare krejt specifike dhe një krizë të veçantë të borxheve të shtetit."

Enda Kenny dhe Angela Merkel në Berlin
Enda Kenny dhe Angela Merkel në BerlinFotografi: Michael Gottschalk/dapd

ESM - jo për borxhet "e vjetra"

Irlanda u fut në verë 2010 nën ombrellën e shpëtimit. Një pjesë e madhe e ndihmave qe parashikuar për sektorin bankar. Programi i ndihmave në shumën 85 miliardë euro i evropianëve dhe i Fondit Monetar Ndërkombëtar (IWF) përfundon në fund të vitit 2013. Pas kësaj, Irlanda duhet të jetë në gjendje të financohet me forcat e saj në treg. Irlandës i njihen suksese të mëdha në vënien në jetë të programit.

Por deri tani konsiderohet si me pak gjasa që Dublinit t'i lejohet të marrë para nga ESM për t'i shfrytëzuar për "borxhet e vjetra". Së fundi në Berlin u tha se plani gradual për të cilin është rënë dakord ka të bëjë me një mbikqyrje evropiane të bankave dhe me rikapitalizimin e synuar të bankave nga ESM.

Në bazë të kësaj, deri në fund të vitit 2012 duhet të ketë përfunduar kuadri juridik për mbikqyrjen nën çatinë e Bankës Qendrore Evropiane, në vitin 2013 është fjala që ai të vihet në jetë.

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble (CDU) dhe kolegët e tij nga Finlanda dhe Hollanda u shprehën deri tani kundër, që fondi i shpëtimit të marrë përsipër edhe barra të vjetra të bankave. ESM-ja mund të japë mbështetje për ato probleme financiare të bankave, të cilat lindin pas krijimit të mbikqyrjes bankare.