1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Irlanda del nga fondi i shpëtimit të BE-së

Gerhard Effers / Pandeli Pani16 Dhjetor 2013

Papunësia dhe taksat e larta janë ende mjaft të pranishme dhe shumë konsumatorë nuk besojnë ende se kriza është kapërcyer.

https://p.dw.com/p/1Aa15
Fotografi: picture alliance/dpa

Rreth tre vjet irlandezët nuk ishin zot në shtëpinë e tyre, sepse trojka e përbërë nga Komisioni i BE-së, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane duke i dhënë Dublinit 17 miliardë euro diktonin në masë të mëdhe edhe politikën financiare dhe buxhetore. Trojka kërkoi shkurtime të shumta dhe mjaft të dhimbshme - papunësia në Irlandë u rrit në 15%, dhe kjo bëri që çdo javë mijëra irlandeze të rinj të largohen nga vendi për të gjetur një perspektivë diku tjetër. Por tani duket se punët po shkojnë sërish për mbarë.

Të dhënat ekonomike të japin një lloj optimizmi të matur, papunësia po bie, deficiti buxhetor pothuajse është përgjysmuar, sektori i ndërtimit po e rimerr veten. Largimi nga fondi i shpëtimit të BE-së është tani një sinjal i rëndësishëm psikologjik si për konsumatorët dhe për bizneset, sepse ekonomia reale irlandeze, nuk i ka punët dhe aq keq.

Dublin Irland O'Connellstraße
Fotografi: DW/D.Kaniewski

Për këtë shkak edhe atmosfera e Krishtlindjeve në Grafton Street, bulevardin e mbushur me dyqane në Dublin është e këndshme dhe njerëzit i sheh jo vetëm me qeset plot por edhe me optimizëm. Pas disa vitesh kursimesh të forta dhe shkurtimesh të mëdha, shumë iralandezë duket se po shohin më në fund dritë në fund të tunelit.

Symbolbild - Stress an Weihnachten
Fotografi: Fotolia/Alliance

Optimistë janë edhe shumë ekspertë, sepse taksat e ulëta për bizneset nuk tërheqin vetëm koncernet e mëdha ndërkombëtare, por edhe firmat tradicionale irlandeze.

Kështu p.sh. firma irlandeze e veshjeve Dubarry of Ireland, një kompani e mesme nga County Galway, e cila prodhon këpucë dhe veshje për gjuetarë dhe marinarë, ka arrtiur të ketë këtë vit një xhiro prej 22 milionë euro, 10% më shumë në krahasim me pesë vite më parë.

Bashkëpronari i firmës Dubarry of Ireland, Michael Walsh është i bindur se qeveria ka bërë një punë të mirë: "Kursimet patën efekt pozitiv. Ato vërtet dëmtuan shumë njerëz, por nëse shteti do të ishte një sipërmarrje private dhe nuk do t'i kishte marrë ato masa, atëhere do të dilte jashtë tregut. Vendi nuk kishte asnjë mundësi tjetër përveç kursimit për të vënë nën kontroll financat e tij."

Sipërmarrja Dubarry of Ireland i rezistoi krziës dhe asnjë nga 66 punëtorët e saj nuk e humbi vendin e punës. Sipas Michael Walsh tani gjërat më të rëndësishmë janë sigurimi i vendeve të punës dhe t'u kthehet besimi konsumtarëve që të nisin të shpenzojnë sërish, sepse ky është i vetmi çelës që mund të sigurojë sërish ritjen e ekonomisë.

Kursi i kursimeve do të vazhdojë

Por një gjë e tillë nuk mund të ndodhë shumë shpejt. Papunësia dhe taksat e larta janë ende mjaft të pranishme dhe shumë konsumatorë nuk besojnë ende se kriza është kapërcyer. E prekur më shumë nga politika e kursimeve të qeverisë është shtresa e mesme.

Temple Bar Dublin
Fotografi: Getty Images

Edhe pse Irlanda doli nga ombrella e shpëtimit kontrolli nga BE-ja do të vazhdojë, sidomos për arsye psikologjike dhe këtë gjë e di edhe politika.

Pra politika e kursimeve do të vazhdojë: qeveria irlandeze ka planifikuar për vitin e ardhshëm 2.5 miliardë shkurtime në buxhet dhe rritje taksash. Pavarësisht lajmeve të mira, kohët e shkrutimeve të mëdha nuk kanë mbaruar ende.