1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Iraniani refuzon të luajë me gjermanët kundër Izraelit

Bahri Cani10 Tetor 2007

Refuzimi i lojtarit me origjinë iranine Ashkan Dejagah që të luajë për skuadrën gjermane, në ndeshjen kundër Izraelit, po merr përmasa serioze politike.

https://p.dw.com/p/BooC
Ashkan DejagahFotografi: AP


Lojtari i skuadrës së Wolfsburgut tha se nuk do të lujaë në këtë lojë të kombëtares "për shkaqe përsonale". Për përfaqësuesit e hebrenjëve është e qartë se "shkaqet përsonale" kanë të bëjnë me origjinën e lojtarit Ashkan Dejagah. Irani është një prej vendeve i cili kohët e fundit është angazhuar hapur kundër ekzistencës së shtetit izraelit.

Largim nga skuadra?

Kryetarja e Shoqatës së hebrenjëve në Gjermani, Sharlote Knobloh (Charlote Knobloch) kërkon që Dejagah të largohet përfundimisht nga kombëtarja gjermane. "Shpresoj shumë se Federata e Futbollit Gjerman do të marrë vendimin e duhur dhe ta largojë një herë e përjgithmonë nga kombëtarja. Unë kam besim të plotë tek presidenti i Federatës, zoti Cvanciger (Zwanzinger)," thotë Knobloh.

Origjina nuk mund të zgjidhet

Shpjegimi i vetëm i deritanishëm i Dejagahs ishte se ka frikë nga përndjekja e familjes së tij në Iran. Ndërsa presidenti i Federatës së futbollit Teo Cvanciger mendon se : "Njeriu nuk mund të zgjedhë origjinën e vet. Por kombëtarja jonë identifikohet me shtetin tonë, shoqërinë dhe rregullin e vlerave. Këto duhet të respektojnë edhe lojtarët."

Lidhur me këtë rast foli edhe manaxheri i Federatës së futbollit, Oliver Bierhof, i cili kishte më shumë mirëkuptim për ndjenjat e lojtarëve. "Në njërën anë natyrisht që ne duam si kombëtare gjithmonë t'u ikim politizimeve dhe pozicionimeve. Por në anën tjetër, duhet të respektohen edhe ndjenjat përsonale", thotë Birhof.