1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Iraku porosit armë në Kinë

4 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/Bmc2

Iraku, sipas të dhënave të presidentit Xhalal Talabani ka porositur në Kinë armë dhe të tjera armatime në vlerën e 100 milionë dollarëve. Tek firmat e armatimeve nga ShBA ka vështirësi furnizimi, thotë si argument Talabani, njoftohet në versionin on-line të gazetës "Washington Post". Armët janë parashikuar për policinë irakiane dhe nevojiten sa më shpejt. Siç njofton më tej kjo gazetë, punonjësit e qeverisë në Uashington konfirmojnë, se ShBA nuk mund ta përmbushin kërkesën e Irakut për armatime.