1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Iraku ka në plan t'u heqë firmave të huaja të sigurisë mbrojtjen nga ndjekja penale

30 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/BzGL
Iraku ka në plan t'u heqë firmave të huaja të sigurisë dhe bashkëpunëtorëve të tyre mbrojtjen nga ndjekja penale. Një projektligj përgjegjës e miratoi kabineti, bëri të ditur një zëdhënës qeveritar. Udhëheqja irakiane reagoi me këtë masë nga një hapjeje zjarr në shtator, kur rojet e firmës amerikane të sigurisë Blekuoter (Blackwater) vranë 17 irakianë. Ky ligj duhet të miratohet ende nga parlamenti. Ministria e jashtme amerikane u pati ofruar bashkëpunëtorëve të firmës Blekuotër mbrojtje nga ndjekja penale.