1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Iraku kërkon që viktimave t'u paguhen 136 milionë dollarë

9 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/Bo4t

Iraku kërkon nga firma amerikana Blackwoter që pasardhësve të viktimave të shtatorit t'u paguajë dëmshpërblim në vlerë prej 136 milionë dollarësh. Kështu thuhet në raportin e Komisionit hetimor të Qeverisë në Bagdad. Komisioni vlerëson se bashkëpuntorët e kësaj firme për siguri, kanë vrarë më 16 shtator në Bagdad 17 njerëz, pa asnjë shkas. Nga qeveria amerikane kërkohet që të ndërpresë të gjitha raportet me këtë organizatë. Iraku kërkon edhe dorëzimin e bashkëpuntorëve të Blackwoter-it me qëllim që të nxirren para gjykatave, në qoftë se është e domosdoshme. Ndërkohë si pasojë e disa sulmeve vetëvrasëse të hënën në Irak janë vrarë të paktën 20 njerëz.