1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Iraku i Veriut para invazionit turk?

Heiner Heller16 Tetor 2007

Turqia i ka zbutur spekullimet për ndërhyrjen e menjehershme në Irakun e Veriut. Kryeministri Erdogan justifikoi planet përkatesë si akt vetëmbrojtës dhe tha, se do të veprojë në kohën e duhur dhe në kushtet e duhura.

https://p.dw.com/p/BrdZ
Kryeministri Rexhep Taip Erdogan u ben apel kurdeve irakianeFotografi: AP

Më parë Erdogan kishte zhvilluar bisedime me zv-presidentin kurd Hashemi në Ankara. Kryeministri i Irakut Al Maliki i bëri Turqisë thirrje urgjente për dialog. Edhe parnterët e Natos, SHBA dhe BE, kerkuan nga Turqia, që të heqë dorë nga veprimet ushtarake.

Çfarë kuptimi do të kishte kjo për të gjithë pjesëmarrësit?

Turqia vazhdon gjestet e kërcënimit kundër kurdëve. Përtej kufirit Iraku i veriut qëllohet rregullisht me artileri. Megjithatë granatat qëllojnë një territor, në të cilin nuk ka as luftëtarë të PKK, as pjesëtarë të ushtrisë së Irakut të veriut, e cila duhet të mbrojë territorin. Këtë e njoftojnë banorët e vendit fqinje. Ata kanë frikë, se mund ndodhen të pambrojtur në duart e turqve.

Para syve të njerëzve në anën irakiane ushtria e dytë e Natos për nga madhësia ka vëndosur në pozicion rreth 60 000 ushtarë. Megjithatë edhe një forcë e tillë ushtarake do të ishte e paefektshme kunder grupeve të vogla, mobile të PKK. Që prej më shumë se 20 vjetësh lufton PKK për autonominë kurde në Turqi dhe tërhiqet që prej 10 vjetesh vazhdimisht në Irakun e veriut kurd. E pakontrolluar nga organet e sigurisë ajo përgatit atje luftëtarët e saj. Prandaj qeveria turke mendon se qeveria rajonale kurde e Kurdistanit irakian, mbeshtet në mënyrë aktive PKK. Turqit në këtë sfond ndjekin prej kohësh synimet e tyre politike, thotë një burrë nga një fshat kufitar. Cështja nuk është PKK, Turqia do t´i dëmtojë dhe t´i shkatërrojë. Ajo nuk do që Kurdistani të ketë sukses, thotë ai.

Në fakt shenjat që ushtria turke jep përgjatë kufirit janë të qarta

Qeveria në Ankara nderkohë tregohet disi e tërhequr. Ministrja e jashtme e SHBA, e cila ndodhet ndërkohë në udhëtim në Lindjen e Afërt, paralajmëron çdo ditë që të kihet kujdes nga marshimi turk në Irakun e Veriut. Kjo siç duket nuk do të mbetej pa pasoja. Përveç kësaj turqit nuk duan të rrezikojnë e të bëjnë ndonjë gabim tjetër ushtarak në luftën kundër PKK. Në vend të kesaj ata kërkojnë një opcion të qëndrueshëm për së paku një vit, për ta sulmuar PKK gjithmonë atëherë, kur atyre u duhet ushtarakisht e vlefshme.
Për një veprim të tillë turqit biles ndoshta mund të bien dakord me qeverinë qëndrore irakiane. Zv-kryeministri i saj Hashemi është sot për vizitë në Ankara dhe muajin e kaluar të dy vendet patën arritur një marrëveshje sigurie, në bazë të së cilës PKK cilësohet edhe nga Iraku si organizatë terroriste. Irakianët nuk mund të pengojnë gjithsesi një aksion ushtarak turk të përmasave të mëdha në veri të vendit. Nqs turqit me të vertetë guxojnë të kryejnë një invazion edhe provinca e vetme gjysëm e sigurtë e do të zhytej në kaos.