1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Investitorët gjermanë në Maqedoni duan siguri

6 Maj 2012

Investitorët gjermanë vlerësojnë se ka përparim në ambientin e biznesit në Maqedoni, por kërkojnë hapa konkretë për të korrigjuar problemet e pasigurisë ligjore dhe mungesës së efikasitetit publik në administratë.

https://p.dw.com/p/14qhT
Vreshta në Maqedoni
Vreshta në MaqedoniFotografi: dpa

Maqedonia duhet të përqendrohen në tërheqjen e kompanive të vogla dhe të mesme gjermane, por gjithashtu edhe të punojë fuqimisht në reformat në fushat kryesore, nëse ajo dëshiron të tërheqë lojtarët e mëdhenj të biznesit nga Evropa e madhe. Paralajmërimi për ardhjen e investitorëve të rinj gjermanë si "Drekslmaer", "Krombert dhe Schubert", sipas përfaqësuesve të kompanive gjermane në Maqedoni është një sinjal i mirë, por ende i pamjaftueshëm për të tërhequr investitorët e rangut si ajo e Fiat në Serbi: "Maqedonia ka nevojë për investime të mëdha nga Gjermania, por unë mendoj se mbi të gjitha ajo ka nevojë për më shumë projekte të reja nga sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm. Investimet si ajo e Drekslmaer, siç kuptova unë do të përgatisë pjesë për Mercedes si dhe pjesë për Krombert dhe Schubert në Manastir. Pozitive është, se që nga viti i kaluar ka investime gjermane edhe në fusha të tjera përveç industrisë së automobilave. Për shembull në bujqësi është duke përgatitur një investim për rritjen e perimeve në një sipërfaqe prej 30 hektarëve ku investitori gjerman do të prodhojë për eksport ". Kështu është shprehur për Deutsche Wellen Michael Schmidt, anëtar i bordit të Shoqatës maqedono- gjermane për ekonomi.

Një delegacion gjerman për biznes i udhëhequr nga Ministri Federal i Ekonomisë, Philip Resler, pritet së shpejti ta vizitojë Maqedoninë. Pavarësisht nga kjo, pala maqedonase në nivel qeveritarë aktivisht po lobon për tërheqjen e investitorëve të huaj. Kreu i lartë qeverisës gjerman ka prezantuar disa herë mundësitë për të investuar jashtë vendit. Lidhur me këtë Schmidt shprehet: "Ekonomia gjermane vepron pavarësisht nga politika. Kompanitë e mëdha janë të fokusuar në tregjet në zhvillim të shpejtë si Kina, Brazili apo India, ku me mbështetjen e politikës shtetërore, sipërmarrësit gjermanë mund të marrin pjesë në projekte të mëdha. Maqedonia është një treg i vogël, që është tërheqës për firma të vogla e familjare në të cilat investohet pavarësisht mbështetjes politike. Kështu që unë shpresoj se klima e biznesit dhe kushtet e investimeve do të përmirësohen në mënyrë që ata automatikisht të vijnë në Maqedoni ".

Ohri
OhriFotografi: Milco Jovanoski

Problemet e njëjta si vitin e kaluar

Shoqata për biznes bashkon mbi 150 kompani në Maqedoni. Në sondazhin e fundit vjetor tradicional për konjukturën e vitit 2012 vërehet një përmirësim në klimën e biznesit dhe cilësisë së fuqisë punëtore. Mungesa e efikasitetit në administrarë, mungesa e transparencës në tenderët publikë dhe pasiguria ligjore janë probleme të cilat kanë nevojë për korrigjim.

Shitësa në rrugë, Tetovë
Shitësa në rrugë, TetovëFotografi: DW


"Këto janë çështje që sigurisht duhet të angazhohet qeveria për të arritur progres në drejtim të interesave të investitorëve potencialë nga Gjermania dhe nga çdo vend tjetër. Kritike është edhe tema e moralit të pagesës, dmth likuiditeti i cili duhet të të përmirësohet në vend. Rezultatet e sondazhit janë tregues relevant për investitorët potencial të cilët në këtë mënyrë mund të informohen. Ne e shohim veten si një lloj platforme për kontaktet dhe ndërmjetësim për investitorët potencialë," ka theksuar për Deutsche Wellen Mathias Hanel, drejtor i shoqatës maqedono-gjermane për ekonomi. Kjo shoqatë biznesi, më e madhja e këtij lloji funksionon me suskes për katërmbëdhjet vjet me radhë në Maqedoni.

Autor: Kostadin Delimitov/Qeriman Bekteshi

Redaktoi: Aida Cama