1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Investime gjermane në ekonominë maqedonase

8 Mars 2011

Optimizëm për investime më të mëdha në Maqedoni do të sjellin ndërmarrjet e vogla dhe të mesme gjermane, të cilat me vëmendje po bëjnë hetimin e terrenit për të investuar më shumë fushën e bujqësisë dhe turizmit.

https://p.dw.com/p/10VCO
Pamje nga OhriFotografi: Petr Stojanovski

Bujqësia dhe turizmi janë dy degë të ekonomisë, që janë me interes për investitorët aktualë dhe potencialë gjermanë. Dirk Stratman, përfaqësues i firmës "Xhon Deer" për makineri bujqësore, tha se kompania gjermane pas bashkëpunimit me Kroacinë dhe Serbinë që nga viti 2004 bashkëpunon edhe me Maqedoninë. Kompania gjermane "Xhon Deer"" pas një bashkëpunimi të gjatë me kompaninë maqedonase “ Pellagonia "pas tranzicionit dhe të privatizimit vazhdoi biznesin edhe me kompaninë “Simpeks" nga Manastiri.

Mazedonien Land und Leute Tabak aus Mazedonien Prilep
Prodhimi i duhanit në PrilepFotografi: Petr Stojanovski

"Strategjia e kompanisë sonë paraqet mbulimin e vendit me përfaqësuesit tanë, por ekskluzivisht punojmë me një partner të besueshëm. Tani po përqëndrohemi në përfitimin e klientëve potencialë. Kjo do të thotë se tani po punojmë në përfitimin e klientëve, që duan të blejnë makineri bujqësore, ose për të marrë shërbimet tona. Maqedonia është një vend i vogël, por me rajone të ndryshme. Diku ka vreshta, diku tjetër ka grurë, ndërsa në një vend të tretë ka fruta. Kërkesat janë të ndryshme dhe ne përpiqemi që t'u përgjigjemi të gjitha sfidave", shpjegon Dirk Stratman, duke vënë në dukje se kompania gjermane nuk ofron vetëm traktorë të zakonshëm, por më shumë dhe teknologji të lartë.

Turizmi është një temë e përjetshme

Typische Ohrid-Bauart - ein altes Haus in Ohrid
Shtëpi karakterisitike në OhërFotografi: DW

Ingo Beec nga Akademia për Ekonomi dhe numri një i Asociacionit të konsujve tregtarë të Berlinit dhe të Brandenburgut konfirmon se nuk është e lehtë që të sjellësh investitorë në Maqedoni. Kjo varet nga shumë rrethana, duke filluar nga kriza globale financiare, me klimë të pasigurtë politike e deri tek ambienti i natyrës ligjore. Megjithatë Beec beson se ka vend për investime.
"Në turizmin maqedonas gjithsesi ia vlen që të investohet. Kjo është e konfirmuar në të kaluarën e afërt dhe të largët. Unë mendoj se në radhë të parë duhet të investohet në parajsën e turistëve, në liqenin e Ohrit. Ne jemi të gatshëm që me një investitor gjerman të veprojmë në këtë drejtim.

Nga mesi i vitit të ardhshëm jashtë sezonit veror (maj dhe shtator) planifikojmë të organizojmë një udhëtim prej 60 pesonash në qytetin e Ohrit. Në rrjedhë janë bisedimet me një hotel dhe pritet që së shpejti që të precizohen detajet. Bëhet fjalë për njerëz të moshuar, pensionistë, të cilët kanë kohë dhe interes për kulturë, por edhe xhepat i kanë të thellë, që janë të gatshëm që të investojnë në Maqedoni", shpjegon Ingo Beec duke shtuar se duhet të shkohet në këtë rrugë për të gjetur edhe investitorë të tjerë.

Mazedonien Ohrid Kneipen und Bars
Rrugë në OhërFotografi: Milco Jovanoski

Së pari të zgjohet sektori i turizmit dhe më pas të gjenden aktivitete të tjera shoqëruese, që sjellin burime të tjera, thekson Beec. Sipas tij në të ardhmen planifikohet që të ndërtohet një klinikë për pushim dhe rehabilitim në afërsi të qytetit. Është me rëndësisi që gjërat të nxiten hap pas hapi, sepse turizmi është sektor relevant në Maqedoni, për të cilin ia vlen që të investohet, thekson Beec.
Dirk Stratman është optimist se në të ardhmen do të ketë investime edhe në agrikulturën e Maqedonisë. "Unë personalisht besoj se karvani i investitorëve do të mbërrijë në Maqedoni dhe me fermerët e interesuar do të fillojnë aktivitetet e reja - me kapital të freskët dhe ekspertizë. Shumë vende e kishin një zhvillim të këtillë, andaj mendoj se i njëjti do të përshpejtohet edhe në Maqedoni, kur vendi do të bëhet anëtare e BE. Atëherë do të ketë një treg të përbashkët, ku çështjet e paqarta dhe dyshimet të cilat ekzistojnë sot, do të zgjidhen, " tha Dirk Stratman.

Autor: Silvera Padori-Klenke/ Qeriman Bekteshi

Redaktoi: Angjelina Verbica