1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Intensiteti i sulmeve në Irak në rënie

6 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/Bbvn

Komandanti i lartë i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Irak, Raymond Odierno, tha se muajt e ardhshëm do të jenë kritik për të vlerësuar nëse dhuna mund të zvogëlohet edhe më tutje dhe të mbahet siguria me më pak trupa amerikane. Gjenerali Odierno, tha se intensiteti i sulmeve në muajin gusht ishte më i ulti në 13 muajt e fundit. Këto komente u bënë pasi një raport jo partiak i qeverisë amerikane konkludoi se qeveria e Irakut, ka dështuar në plotësimin e 11 prej 18 standardeve politike dhe ushtarake të vendosura nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara.