1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

India përfshihet nga epidemia e kolerës, 70 të vdekur

26 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BXyz


Të paktën 70 persona kanë vdekur nga kolera dhe rreth 1 500 të tjerë janë infektuar në rajonin e varfër të shtetit indian Orisa, njoftuan sot autoritetet. Epidemia, që shpërtheu në distriktet Rayagada dhe Koraput, rreth 500 kilometra nga kreyqyteti Bhubanesëar, mendohet të ketë lidhje me konsumin e ujit të ndenjur dhe të mishit të prishur, njoftoi zyrtari i mjekësisë së distriktit Rayagada, P. Sitaram.Një ekip mjekësh shkoi në vend për të kuruar të sëmurët, njoftoi Balakrushna Sahoo, i administratës së zonës Koraput.