1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Brahimi pesimist për Sirinë

Ulrich Leidholdt / Pandeli Pani4 Shtator 2012

Edhe pse sipas mendimit të Lakhdar Brahimit ndryshimi politik është "i pashmangshëm", ai thotë se shanset për një zgjidhje diplomatike janë të këqia - gjë që diplomatët perëndimorë nuk e presin mirë.

https://p.dw.com/p/162xD
I ngarkuari i ri i OKB-së për Sirinë Lakhdar Brahimin
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kofi Annan dështoi. Pasardhësi i tij e fillon me pesimizëm detyrën si përfaqësues i OKB-së dhe Lidhjes Arabe për Sirinë. Në një intervistë me BBC-në, diplomati algjerian tha se sheh pak shanse për ndonjë zgjidhje politike: "Unë e di se sa e vështirë është, pothuajse e pamundur, por jo plotësisht. Kam respekt të madh për përgjegjësinë time të madhe." - tha Lakhdar Brahimi.

Në intervistë ai tha se njerëzin pyesnin me të drejtë se çfarë bën diplomacia përballë mijëra të vdekurve. Sipas tij jo sa duhet. Ai tha se nuk ka iluzione se kjo do të ndryshojë, sepse Brahimi është më larg nga kërkesat e paraardhësit të tij, ngaqë dorëheqjen e Asadit aktualisht nuk e sheh si në rend të ditës.

Kofi Anan e dorëzoi detyrën e tij një muaj më parë dhe bëri përgjegjëse për dështimin e saj mosmarrëveshjet vazhdueshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Brahimi me sa duket dëshiron që me heqjen dorë prej kërkesave të qarta ndaj Damaskut të mos e presë tërësisht fillin e bisedimeve me regjimin e Assadit.

Brahimi tha se ka një plan, por se ende është duke e peshuar dhe pret se si do të shkojnë bisedimet me qeverinë siriane në Damask. Qëllimi i kësaj vizite është sipas Ministrisë së Jashtme siriane që të dyja palët të dëgjojnë njëra-tjetrën. Regjimi i Assadit bën përgjegjës komunitetin botëror për dhunën e vazhdueshme në vend dhe thotë se dështimi i Ananit nuk ishte faji i Sirisë, fajin e ka mungesa e konsensusit brenda bashkësisë ndërkombëtare.

I ngarkuari i ri i OKB-së për Sirinë Lakhdar Brahimin
Jo optimist - I ngarkuari i ri i OKB-së për Sirinë Lakhdar BrahiminFotografi: Reuters