1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

I bashkon, apo i ndan gjuha qytetarët e Maqedonisë?

Stevo Toevski/Angjelina Verbica11 Tetor 2012

"Strategjia për arsim të integruar" parashikon që nxënësit e shkollës fillore përmes aktiviteteve jashtëshkollore të mësojnë maqedonishten si gjuhë zyrtare, por edhe gjuhët e grupeve etnike në vend.

https://p.dw.com/p/16N3k
Fotografi: DW/Fatos Musliu

Sipas strategjisë, të miratuar nga qeveria në tetor 2010 me mbështetjen e OSBE-së mësimi në gjuhën maqedonase është i detyrueshëm për nxënësit nga komunitetet etnike nga klasa e katërt, gjë që edhe aplikohet në praktikë. Nxënësit e etnisë maqedonase dhe të etnive të tjera nga klasa e parë deri në klasën e tretë mund të mësojnë në mënyrë fakultative gjuhën e bashkësisë tjetër etnike. Mësimi i gjuhës së "tjetrit", ose, e thënë më saktë, futja e gjuhës maqedonase në paralelen shqiptare në klasën e parë është një "pengesë" në marrëdhëniet ndëretnike.

Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë synimin e Ministrit të Arsimit për të imponuar shqiptarëve të mësojnë gjuhën maqedonase si të detyrueshme nga klasa e parë.Cila është atmosfera e tanishme në zonat etnikisht të përziera me shumicë shqiptare, ku fëmijët e tyre mësojnë gjuhën maqedonase që në klasën e parë, dhe fëmijët maqedonas të mësojnë shqip?

Kushtëzimi, ne mësojmë, në qoftë se mësoni edhe ju

Gëzim Xhaferi, ekspert për arsimin shumëgjuhësh nga universiteti i Shtulit në Tetovë, është kategorik: "Ka një studim shkencor për mësimin e gjuhëve të huaja dhe gjuhëve të tjera, sipas të cilit fëmijët kanë kapacitet për të mësuar më shumë gjuhë të huaja. Problemi kryesor është se nuk ka reciprocitet në mësimin e gjuhëve: Edhe maqedonasit të mësojnë në mënyrë të detyrueshme gjuhën shqipe, ashtu si nxënësit shqiptarë mësojnë gjuhën maqedonase nga klasa e katërt sistematikisht. Problemi është ana tjetër është se maqedonasit nuk mësojnë gjuhën shqipe."

Shkolla dygjuhëshe Arsenije Jovkov në Shkup
Shkolla dygjuhëshe Arsenije Jovkov në ShkupFotografi: DW

Konstandin Minovski, profesor i sociologjisë së grupeve etnike nga Universiteti Shtetëror në Shkup, beson se "politika qëndron në sfond të kërkesave për mësimin reciprok në dy gjuhë" dhe vë në dukje se "çështja varet nga integrimi i bashkësive etnike në shoqërinë maqedonase." Një kushtëzim të tillë e sjell më shumë politika" ne do të mësojmë, nëse ju mësoni." Ata që duan të imponojnë një politikë të caktuar." Havzi Mustafa, ekspert në metodologjinë e mësimdhënies në gjuhën shqipe, thotë në këtë kontekst: "Fëmijët janë të lindur pa paragjykim. Çdo gjë e marrin nga të rriturit. Një tjetër përcakton për to, që ta mësojnë diçka, apo të mos e mësojnë. Por në ato zona, ku shqiptarët kanë më shumë se 20 për qind në strukturën e popullsisë, duhet të studiohet edhe gjuha e tyre si gjuhë e dytë e mjedisit shoqëror."

Mësime për të rritur nga bota fisnike e fëmijëve

Megjithatë në Maqedoni ekzistojnë edhe shembuj të tjerë. Qendra e "Dialogut Nansen" në Shkup inkurajon në mënyrë aktive dialogun ndëretnik në nivel të komunave, rajoneve dhe të gjithë vendin, në mënyrë që të kontribuojë në parandalimin e konfliktit dhe për të rritur mirëkuptimin ndëretnik përmes aktiviteteve programore të ndryshme, sidomos në arsim."

Sasho Stojkovski, drejtori ekzekutiv i kësaj qendre, thotë: "Ne punojmë me rreth 220 nxënës. Në një muaj, kjo shifër do të rritet në rreth 500-550 fëmijët, duke patur parasysh se projekti do të zgjerohet në shkollat fillore në komunat e reja. E reja është se në këto shkolla të reja nuk do të realizohet një projekt pilot me 2-4 klasa, por do të përfshihen të gjitha klasat e ulëta të një shkolle. Deri tani ne nuk kemi asnjë problem. Interesi për këtë projekt, si dhe për rezultatet e tij është i madh. Për shembull në shkollën fillore në Jegunovce, qendër komunale në rajonin e Tetovës, ne kemi evidentuar se 70-80% e nxënësve shqiptarë kuptojnë dhe flasin gjuhën maqedonase, ndërsa tek studentët maqedonas kjo përqindje është pak më e ulët. Efekti është i madh, sepse bëhet fjalë për një mësim fakultativ të një 'gjuhe të dytë". Nxënësit nuk kanë manifestuar ndonjë pakënaqësi ndaj gjuhës tjetër.

Nxënës të një shkolle fillore në Maqedoni
Nxënës të një shkolle fillore në MaqedoniFotografi: Petr Stojanovski

Mejlan Ahmeti mësuese në klasën paralele shqipe në shkollën "Rajko Zinzifov" në Shkup, që mban tani emrin "Ismail Qemali", e cila është e mbuluar nga projekti i përmendur: "Përvoja jonë tregon se çdo gjë shkon pozitisht: Këta fëmijë gjashtëvjeçarë në klasën e parë mësojmë me gojë, do të thotë, vetëm dëgjojnë gjuhën që është e ndryshme nga e tyrja. Pra ajo pranohet pozitivisht."

Maja Janevska mësuese e klasës maqedone në të njëjtën shkollë, që merr pjesë në aktivitetet jashtëshkollore me klasën shqiptare, thekson pikat e përbashkëta, gëzimin dhe këngët, që këndojnë nxënësit e saj së bashku me nxënësit shqiptarënë ditëlindjen e shokëve të tyre: "Ata janë të lumtur dhe të gëzuar, sepse këndojnë këngë në dy gjuhë."
Nga bota e fëmijëve dekontaminohet politika e të rriturve. Kjo të mëson se njerëzit kanë aftësinë për të komunikuar dhe për t'u kuptuar në mënyrë spontane, pa marrë parasysh se kush janë.