Horst Këler: Më shumë vemendje kontinentit të Afrikës
5 Nëntor 2007Reklamë
Presidenti i Gjermanisë Horst Këler, i ka bërë thirrje europianëve që të heqin dorë nga mendimi i gabuar në mardhëniet me Afrikën. Për përballimin e problemeve të tyre, njerëzit në Afrikë mbështeten shumë në inciativën vetiake, theksoi presidenti Këler në përfundim të konferencës "Partneritet me Afrikën", që u zhvillua në Eberbach të Gjermanisë. Sipas tij njerëzit në Afrikë "kanë vullnet të jashtëzakonshëm për të shënuar arritje." Ata e dinë që u duhet të përballen me problemin e korrupsionit dhe mungesën e arsimit. Duke tërhequr vëmendjen që t´i kushtohet më shumë vëmendje këtij kontinenti, në fjalën e tij përpara 44 pjesëmarrësve presidenti theksoi, se është e rëndësishme që të mësojmë nga njëri-tjetri.