1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Holokausti nuk ndan më Berlinin dheTel Avivin

Ulrike Schleicher /Amarildo Topi1 Nëntor 2013

Berlini për shumë izraelitë të rinj është bërë një destinacion mjaft i preferuar. Kryeqyteti gjerman ofron kulturë, art, liri dhe qef. Holokausti nuk është harruar, por e tashmja ka më shumë rëndësi.

https://p.dw.com/p/1A9q7
Fotografi: Goethe-Institut Tel Aviv/Felix Rettberg

"The place to be - be Berlin": Në të gjitha rrugët kryesore të Tel Avivit shikon postera të ndryshëm që u tërheqin vëmendjen izraelitëve për aktivitete që kanë në fokusin e tyre Berlinin. "Berlin Dayz" (Ditët e Berlinit) do të vazhdojnë deri më 8 nëntor dhe organizohet nga Goethe-Institut në Tel Aviv. Përgatitija e programit ka zgjatur një vit, thotë drejtuesja e Institutit Heike Friesel. Interesi i madh i izraelitëve nuk është surprizë për të: "Njerëzit nuk duan vetëm të lexojnë për Berlinin, por edhe të jenë pjesë e tij."

Si vëllezër: Berlini dhe Tel Avivi

Në fakt çdo gjë që ka të bëjë me metropolin gjerman, në Izrael shihet si diçka hipi, sidomos tek të rinjtë. Janë të paktë ata që nuk kanë një mik apo kushëri atje, ose të paktën mos të ketë qënë njëherë atje. Shumë vetë flasin për lagjen Friedrichshain apo Prenzlauer Berg në Berlin, sikur të ishte vetëm pak hapa larg. Zyrtrarisht në Berlin sot jetojnë 18.000 izraleitë, një komunitet që vazhdon të rritet, ashtu si edhe rritja e numrit të vizitorëve që është rritur me 23 % në krahasim me një vit më parë. Jo vetëm kjo, por është rritur edhe kërkesa për të mësuar gjuhën gjermane. Degët e Goethe-Institute në Tel Aviv dhe Jerusalem kanë gjithmonë kursantë.

Berlin Dayz in in Tel Aviv
Berlin Dayz në Tel AvivFotografi: Goethe-Institut Tel Aviv/Felix Rettberg

Arsyet për një gjë të tillë janë të shumta. Shpesh Berlini dhe Tel Avivi quhen si vëllezër. Të rinjtë ndihen si në shtëpi në të dy qytet sepse kanë të njëjtën dinamikë, thotë Juval, i cili drejton një nga clubet më të mëdha të Tel Avivit. Sot aty luan DJ berlinez Marcel Dettmann në kuadër të „Berlin Dayz“.

Berlin Dayz in in Tel Aviv
Fotografi: Goethe-Institut Tel Aviv/Felix Rettberg

Berlini do të thotë liri

Shumë izraelitë lenë vendin për shkak të pritshmërive të shoqërisë izraleite dhe situatës politike. Rrugët e jetës në Izrael janë të përcaktuara: shkollë, ushtri, martesë në moshë të re dhe të bëjnë fëmijë shpejt. Por kjo gjendie ka të bëjë edhe fenë. Kush bën kritka apo ka ide të kundërta, nuk e ka të lehtë.

Prandaj shumë artistë kanë gjetur vendin e tyre në Berlin. Por ndërkohë vijnë edhe shumë akademikë. "Nga Berlini vlerësohet më shumë liria e tij ", thotë Tal Shamia, një shkencëtar i ti që jeton prej vitit 2001 në Berlin. "Këtu mund të përqëndorhem vetem tek vetja dhe kjo gjë e bën jetën më të lehtë."

Berlin Dayz in in Tel Aviv
Fotografi: Goethe-Institut Tel Aviv/Felix Rettberg

Holokausti nuk ndan më

Shumë vetë të cilët shkojnë në Berlin, janë nipa ose stërnipa të atyre që i kanë mbijetuar Holokaustit. Deri në vitet 90 kjo ishte një arsye që shumë izraelitë nuk shkelnin në tokën gjermane. Kjo situatë ka ndryshuar. Holokausti nuk ndan më, por bashkon. "Të dy vendet kanë punuar me këtë çështje. Njerëzit tashmë përpiqen të kuptohen", është përshtypja e Tal Shamias. Juval shkon një hap më tej: "Është koha që të mbyllim këtë kapitull."