1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hollande presidenti i ri i Francës

6 Maj 2012

Ishte e pritshme: Sfidanti Hollande u zgjodh në balotazh presidenti i ri i Francës. Për presidentin Sarkozy rezultati qe i pamjaftueshëm. Kësisoj merr fund epoka e "Merkozy".

https://p.dw.com/p/14qtZ
Fotografi: dapd

Për herë të parë qysh prej 17 vjetësh Franca ka përsëri një president socialist: Francois Hollande i cili fitoi bindshëm në raundin përfundimtar të zgjedhjeve presidenciale ditën e dielë ndaj presidentit koservator ende në detyrë Nicolas Sarkozy. Dhjetëra mijëra ithtarë të Hollandes kanë festuar më sheshin de la Bastille në Paris fitoren e kandidatit të tyre. Hollande arriti të fitojë 51,7 për qind të votave, ndërsa Sarkozy 48,3 për qind. Hollande i bëri thirrje francezëve në fjalën e tij të parë pas zgjedhjeve për unitet. Ka shumë detyra për tu zgjidhur, ndër to në politikën europiane, në arsim dhe mbrojtjen e mjedisit. "Francezët vendosën më 6 maj për ndryshim duke më zgjedhur mua president. Unë jam i vetëdijshëm për këtë nder dhe po ashtu për detyrat që më përkasin mua. Unë ju premtoj juve këtu se kam për ti shërbyer vendit tim".

Hollande do të jetë pas François Mitterand i dyti president socialist i republikës së pestë të Francës duke rimarë kësisoj pas 17 vjetësh prej golistëve postin me të lartë shtetëror.

Frankreich Wahlen 2012 Francois Hollande Wahlsieg
Fotografi: Reuters

Franca: Një ditë vendimtare

Për presidentin Nicolas Sarkozy kjo është një ditë e hidhur: Ai është i pari president i Francës pas Luftës së Dytë Botërore, i cili humbet zgjedhjet pas mandatit të parë presidencial. Përpara pesë vjetësh ai fitoi me 53,1% kundrejt kandidates socialiste Ségolène Royal - ish-bashkëshortja e Hollande. Sarkozy pati deklaruar, se në rast se humbet zgjedhjet do të tërhiqet nga politika.

Bilanci i Sarkozy-së

Sarkozy-së iu desh të përballej me kritikat, se e ka drejtuar më keq Francën në kohën e krizës financiare dhe ekonomike në krahasim me kancelaren e Gjermanisë Merkel. Si papunësia ashtu edhe borxhet shtetërore janë rritur. Këtyre kritikave u shtohen edhe aferat me gra të pasura, numri i pamasë i anëtarëve të qeverisë dhe nepotizmi, çka ia kanë dëmtuar atij imazhin.

Frankreich Wahlen 2012 Stimmzettel Nicolas Sarkozy
Nicolas SarkozyFotografi: Reuters

Liderët botërorë e kanë uruar socialistin Francois Hollande për fitoren e tij në balotazhin që u mbajt të dielën në Francë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka uruar me telefon presidentin e ardhshëm francez dhe e ka ftuar Hollande-n në Berlin për bisedime. Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle e ka quajtur fitoren e Hollande-s “ngjarje historike” dhe ka thënë se të dy shtetet do të punojnë së bashku për të ndihmuar BE-në në zgjidhjen e krizës së borxhit. Presidenti amerikan Barak Obama e ka përgëzuar dhe po ashtu e ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë Hollande-n, para samiteve të G8 dhe të NATO-s, që mbahen në këtë muaj në SHBA.

Hollande dhe Merkel - një marrëdhënie e vështirë?

Ekspertët parashikojnë, që rezultati i zgjedhjeve do të influencojë në orientimin e ardhëshëm të BE-së. Socialisti Hollande deklaroi, se do ta rishqyrtojë paktin fiskal evropian dhe do ta plotësojë atë me një komponent të zhvillimit. Kësisoj ai ka ngjallur pakënaqësi edhe tek qeveria gjermane. Kancelarja Angela Merkel gjatë fushatës elektorale franceze disa herë pat shprehur simpatinë e saj për presidentin Sarkozy. Për shkak të afërsisë demonstrative të dy krerëve të qeverive mediet gjermane dhe ato franceze bënin fjalë për të ashtuquajturën duoja "Merkozy".

mm/vfb/mk (dpa, afp, dapd, rtr)

Redaktoi: Esat Ahmeti