1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hetimet për tragjedinë e Duisburgut / Publikimi i dokumenteve sekrete për luftën në Afganistan / Vizita e Westerwelle-s në Turqi

30 Korrik 2010
https://p.dw.com/p/OYXx

1. Gjatë javës që po lëmë pas një prej ngjarjeve që më së shumti preokupoi opinionin publik, klasën politike dhe mediet në Gjermani ishte tragjedia gjatë Paradës së Dashurisë në Duisburg. Pas panikut masiv, të shtunën e kaluar në tunelin në hyrje të territorit ku u zhvillua parada e dashurisë, vazhdojnë hetimet për gjetjen e shkaqeve të tragjedisë. Të mërkurën (28.7.) qeveria e landit të Rinit Verior-Vestfalisë ngriti akuza të ashpra kundër organizatorëve dhe qytetit të Duisburgut. Edhe inspektori i policisë së landit u shpreh me nota tejet kritike në një konferencë shtypi në Dyseldorf. Jürgen Zurheide sjell hollesite.

2. Në faqen e internetit Wikileaks këtë të hënë u botuan më shumë se 90.000 dokumente sekrete për misionin ushtarak ndërkombëtar në Afganistan. Ministria e Mbrojtjes gjermane e ka quajtur si të dyshimtë bërjen publike të këtyre të dhënave. Me reagimet nga Berlini na njeh Bernd Gräßler.

3. Që Turqia është ende larg objektivit të saj, anëtarësimit në BE, këtë ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle e bëri të qartë që të martën (27.7.). Ai uron që Turqia të ketë rrënjë të forta në Evropë, por jo detyrimisht si anëtare e BE-së, u shpreh ministri i Jashtëm gjerman të mërkurën (28.7.) në një konferencë të përbashkët për shtyp në Stamboll me homologun turk Ahmet Davutoglu. Ulrich Pick sjell hollësitë.