1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hebrenjët gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri & Gjendja e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë

30 Janar 2010
https://p.dw.com/p/LnUq

1. Në Gjermani dhe shumë vende të botës gjatë kësaj jave u zhvilluan aktivitete në përkujtim të viktimave të nacionalsocializmit dhe 65 vjetorit të çlirimit të kampit Aushvic. Shqipëria bën pjesë tek vendet që i shpëtuan hebrenjtë. Shqiptarët shpëtuan jo 200 hebrenj por afro 15 fishin e tyre, të ardhur nga Evropa Qendrore dhe Ballkani para dhe gjatë Luftës së II-të Botërore. Sipas studjusve është i njohur fakti se nuk ishte vetëm populli ai që u tregua dashamirës me hebrenjtë, por edhe institucionet shtetërore u treguan të gatshme për tu ardhur në ndihmë. Mimoza Cika-Kelmendi më gjerësisht.

2. Edhepse në mungesë të statistikave të përgjithshme të popullsisë ende nuk dihet numri i saktë i personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, sipas të dhënave të organizatave të ndryshme joqeveritare numri i tyre sillet rreth 50 mijë. Megjithëse Qeveria e Kosovës tashme ka aprovuar Planin Kombëtar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, personat me aftësi të kufizuara në Kosovë vazhdojnë të jenë në gjëndje të rëndë sociale, si pasojë e diskriminimit në punësim, mungesës së arsimimit por edhe të izolimit nga vet familjet e tyre. Për të parë nga afër se si jetojnë këta persona si dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen familjarët e tyre, Ajete Beqiraj vizitoi familjet e dy personave me nevoja të veçanta: