1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Haxh – Pelegrinazhi drejt Mekës

Rachel Gessat14 Tetor 2013

Miliona myslimanë nga e mbarë bota mblidhen çdo vit në qytetin e Arabisë Saudite në Mekë. Atje nis pelegranazhi disaditor nëpër disa stacione të përcaktuara.

https://p.dw.com/p/19zIx
Fotografi: Reuters

Çdo mysliman i rritur duhet të shkojë të paktën një herë gjatë jetës së tij në Mekë. Ky pelegrinazh i quajtur Haxh është njëri ndër „pesë komponetët kryesorë“ të fesë Islame. Katër komponetët e tjerë janë besimi tek Zoti dhe tek Muhameti si profeti i Zotit, rituali i falje, sipas të cilit çdo besimtar duhet të falet pesë herë në ditë, sadakaja, dhe agjërimi në muajin e Ramazanit.

Detyrimi për pelegrinazhin në Mekë është i përcaktuar në kuran, libri i shenjtë i myslimanëve. Në surën e 3-të, ajeti kuranor 97 thuhet: „Njeriu ka detyrim kundrejt Zotit që të kryejë pelegrinazhin drejt shtëpisë, për aq sa e gjen mundësinë për ta bërë këtë." Në përgjithësi ky ajet kuranor intepretohet në atë mënyrë, që rrugën drejt Mekës ta ndërmarrin burrat dhe gratë myslimane, që janë të shëndetshëm dhe në gjendje financiare. Në Mekë, vendi i lindjes së Profetit Muhamet, ndodhet Kabaja, shtëpia e Zotit, vendi më i shenjtë për myslimanët.

Haddsch Kaaba Islam Pilger Mekka
Kabaja në MekëFotografi: AP

Haxhi tradicionalisht ndërmerret në ditë të caktuara gjatë muajit islamik Dhu I-hixha. Gjatë qëndrimit disaditor në Mekë besimtari kryen disa rituale të përcaktuara nga profeti Muhamet.

Për çdo besimtar një udhëtim për në Mekë është jo vetëm detyrim fetar, por edhe përjetimi më i madh religjoz i jetës. Ai që bën pelegrinazhin për në Mekë më pas mund të mbajë emrin e nderit Haxhi (për burrat) ose Haxha (për gratë).