1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Guttenberg në Kundus & Fëmijët e rrugëve në Gjermani & Letërsi për fëmijë

18 Dhjetor 2010
https://p.dw.com/p/QfDW

1. Ministri i Mbrotjtjes, Karl-Theodor zu Gutenberg ditën e hënë( 13.12) të kësaj jave që po mbaron vizitoi pa paralajmërim trupat gjermane në Afganistan, për herë të parë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Në shoqërinë e ministrit ndodhej edhe një moderator emisionesh televizive gjermane. Por kjo vizitë në Afganistan e Guttenbergut ka ndarë opinionin gjerman. Nga njëra anë ministri i Mbrojtjes lëvdohet për solidaritetin e treguar me ushtarët gjermanë në zonat e krizës. Nga ana tjetër ka zëra kritikë për "një vetëinskenim pa shije" të ministrit. Zoran Arbutina me hollësi.

2. Kur flitet për fëmijët e rrugës, mendohet se ata vijnë vetëm nga vendet e botës së tretë. Por edhe në vendet e industrializuara ka fëmijë të cilëve u duhet të jetojnë në rrugë. Përveç shtëpisë dhe ushqimit, atyre u mungon edhe shkollimi. Me çështjen se si mund të përfshihen në shkollim këta fëmijë merret dega e studimit në nivel masteri e pedagogjisë për fëmijët e rrugës. Që prej dy vitesh kjo degë mund të studiohet në Hajdelberg dhe në Frajburg. Situata mësimore në rrugë është e ndryshme nga ajo në shkollat normale. Prandaj kjo degë studimi shkollon ekspertë arsimi për fëmijët dhe të rinjtë e rrugës. Shumica e studentëve vijnë nga profesione pedagogjike. Disa prej tyre nga Amerika Latine. Me një projekt të ri me një shkollë për fëmijët e rrugës në Manhajm, studentët mund të mbledhin përvojën përkatëse në praktikë. Janine Albrecht ishte atje dhe na tregon: 

3. Çfarë lexojnë të rinjtë kur i lënë mënjanë librat për fëmijë dhe përse? Dhe si i zgjedhin librat e tyre? Në "Shtëpinë e re të letërsisë" në Köln, degë kjo e shtëpisë së letërsisë, këto pyetje gjejnë përgjigje profesionale. Madje disa të rinj botojnë vetë një revistë online me die dhe kritika për libra për të rinj. Verena Specks-Ludëig informon