1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gur prove për fuqinë e demokracisë në Turqi

Baha Güngör25 Prill 2007

Erdogan heq dorë, Gül kandidon

https://p.dw.com/p/Ar8F

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan shpalli të martën vendimin që pritej me padurim dhe emeroi ministrin e tij të jashtem Abdullah Gyl (Abdullah Gül) për kandidat për president. Për votimin në parlament të Gülit si presidenti i 11 turk i republikës 84 vjeçare nuk ka dyshim, sepse partia për drejtesi dhe zhvillim AKP ka epersi numerike. Por demokracia turke rrezikohet të vihet në prove për shkak të rezistencës së pritur të ushtrisë dhe elitave kemaliste.

Kryeministri turk Erdogan ka marrë dy vendime të mençura. E para është heqja dore nga kandidatura për postin më të lartë shteteror. Polarizimi ndermjet perkrahesve dhe kundershtareve ishte acaruar shumë kohët e fundit. Biles ekzistonte droja se ushtaraket mund të nderhynin në fatet e politikës.

Vendimi i dytë i mençur është emerimi i ministrit të jashtëm Abdullah Gyl si kandidat për të hyrë në pallatin presidencial në kodren Cankaya 864 m mbi nivelin e detit. Gyl ka edhe një grua që mban shami. Ajo është përpjekur më kot të heqë ndalimin e mbajtjes së shamisë në shkolla, universitete dhe në institucionet publike permes një vendimit të gjykates evropiane. Megjithatë Gyl vetë e ka deshmuar se është perkrahes të parimeve kryesore demokratike. Ai nuk ka qenë faktor polarizues si Erdogani.

Turqia duhet të vendosë tani prioritetet e saj. Duhet sqaruar nëse behet fjalë për modernizimin e mëtejshem të vendit konform me synimin e shpallur nga themeluesi i Republikës, Mustafa Kemal Atatürk për arritjen e nivelit të qytetërimeve evropiane. A bëhet fjalë për zhvilimin ekonomik, për minimizimin e hendekut social dhe mënjanimin e ndarjes së padrejtë të të ardhurave, për afrimin me vlerat e normat evropiane? Apo bëhet fjala për luftëra ndërmjet përkrahësve dhe kundershtarëve të shamive të kokes? Por mbetet të thuhet se partia e Erdoganit dhe e Gylit hyri në asamblenë e madhe popullore para pesë vjetëve me një shumicë prej dy të tretash. Ajo ka mbeshtetje të madhe te popullsia.

Pakënaqësia e madhe dhe zhgënjimet e medha të popullsisë turke me partitë me traditë, që nuk do të kishin qenë të afta për kompromisë për të mirën e popullit, kanë shkaktuar fitorene AKP-së. Eshtë fakt se nën drejtimin e qeverisë islamiste konservatore, Turqia i ka kryer perparimet dhe reformat e duhura.
Në se me Gylin do të vijnë me të vertetë kohë të trendafilta, siç e thotë i përkthyer mbiemri i tij, mbetet të pritet. Sepse Erdogan kërkon ta çojë, AKP vjeshten e ketij viti në zgjedhjet e tjera parlamentare dhe nuk do të arrije që ushtria, apo elitat laike të ulin dozen e refuzimit ndaj personit të tij. Gyl si president nuk do të kete aspak mundesi të ndërhyjë në çështjet politike të ditës.


Nga vështrimi evropian edhe çështja e pasardhesit të Gylit si ministër i jashtëm ka rëndësi të madhe. Diskutohet për ndërmjetësuesin Ali Babaçan, i cili përfaqëson vendin në bisedimet për pranim në BE. Por Babacan si politikan i perqendruar shumë në cështjet ekonomike nuk i ka vizionet e politikës së jashtme të Gülit. Dhe as konktatet e aferta miqesore të Gülit me politikanë evropiane si me ministrin e jashtem gjerman, Frank Valter Shtajnmajer (Frank Walter Steinmeier).

Për zgjedhjen e Gylit nga parlamenti, në të cilin AKP ka 354 nga të 550 vendet nuk ka dyshime. Përpjekjet e socialdemokrateve opozitare për të penguar zgjedhjen e tij përmes mbistrapacimit të paragafeve të kushteteus dhe rregullave të parlamentare, e vënë në pikëpyejte atributin demokratik të nje humbjeje të ndershme. Turqia nuk ka alternative. Ajo duhet të respektojë demokracinë, fuqia e së cilës po vihet në provë.

Në vend që të intrigojnë në prapaskenë kundërshtarët politikë të kampit religioz-konservator duhet të përqëndrohen në zgjedhjet parlamentare pas pak muajve dhe t´i ofrojnë popullit prej 80 milionësh alternative të arsyeshme zgjedhore ndaj Erdoganit.