1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Grevë tek Lufthansa

DW / Eliana Xhani28 Gusht 2012

Në shoqërinë gjermane të fluturimeve Lufthansa do të ketë grevë. Pas dështimit të bisedimeve për pagat, sindikata Ufo i bëri thirrje personelit të avionëve të ndërpresë punën.

https://p.dw.com/p/15y2G
Fotografi: dapd

Në shoqërinë gjermane të fluturimeve Lufthansa do të ketë grevë. Pas dështimit të bisedimeve për pagat, sindikata Ufo i bëri thirrje personelit të avionëve të ndërpresë punën. Kryetari i bordit të sindikatës Nicoley Baublies, bëri të ditur në Frankfurt mbi Main, se sindikata e tij gjendet në konflikt social me Lufthansën: "Në periudhë afatmesme do të pregatitet një grevë pa afat. Deri atëherë do të ketë ndërprerje të shkurtra të punës. Për to nuk do të ketë paralajmërime", tha Baublies.

Më parë kishin dështuar bisedimet për pagat, shpërblimet dhe kategoritë e pagave,mes "Organizatës së Shoqëruesve të Pavarur në Fluturime" dhe shoqërisë ajrore. Disa javë më parë, në një referendum të bazës, sindikata kishte marrë për grevën mbështetjen e shumicës.

Ufo - një sindikatë e organizuar mirë

Greva pritet ta godasë ndjeshëm shoqërinë më të madhe ajrore gjermane, pasi sindikata është e fuqishme. Në sektorin e transportit ajror konsiderohet se dy ndër tre shoqërues në fluturime janë anëtarë të Ufo-s. Por të dhëna zyrtarë për këtë nuk ka. Lufthansa disponon plane emergjente për raste grevash. Objektivi i saj është që të kryejë sa më shumë fluturime ndërkontinentale, pasi me to kompania realizon pjesën më të madhe të të ardhurave dhe pasagjerët nuk duhet të ulen larg atdheut të tyre.

Luftë kundër punës së huazuar

Një stjuardesë shpërndan gota shampanje në business class në një avion të Lufthansës.
E përballur me konkurrencë nga shoqëritë low - cost, Lufthansa duhet të kursejëFotografi: picture-alliance/dpa

Konflikti zgjat prej mëse një viti. Sindikata kërkon jo vetëm paga më të larta, por kundërshton edhe kursin e kursimeve të Lufthansës. Ufo kërkon për shembull të pengojë angazhimin e punonjësve të huazuar në fluturime të caktuara si dhe nuk pranon reduktimet në paga tek shoqëria bijë low-cost, të planifikuar në transportin ndërevropian.

Sipas Lufthansës personeli shoqërues në kompaninë bijë me kosto të ulët, do të fitojë shumë më pak. Sipas drejtuesve të Lufthansës reduktimet janë të nevojshme pasi koncerni konkurron me shoqëri të tjera low-cost si Ryanair apo Easyjet, të cilat falë kostove të ulëta realizojnë fitime të mëdha.